Lë doktoraturën në Kembrixh, bëhet gruaja e dytë e biznismenit

Life style

Lë doktoraturën në Kembrixh, bëhet gruaja e dytë e biznismenit

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 19:58

Dikush që studion për doktoraturë në Kembrixh nuk duket një kandidat i përshtatshëm për të hyrë në një martesë poligame.

Megjithatë, kështu ka ndodhur me Nabilah Phillips, që hoqi dorë nga një prej universiteteve më të mira në botë për t’u bërë gruaja e dytë e biznesmenit Hasan Phillips, i cili ka marrë edhe një grua të tretë që prej atëherë.

Dje u mësua se zonja Phillips, nga veriu i Londrës, është mes mijëra myslimaneve që hyjnë në të tilla marrëdhënie, që janë të paligjshme në Britani, por që lejohen sipas ligjit të sharias, që u lejon meshkujve të marrin deri në katër gra.

Një dokumentar televiziv zbulon se janë mbi 20 mijë myslimane në Britani që kanë hyrë në të tilla martesa.

Zonja Phillips, 35 vjeç, me origjinë nga Malajzia, thotë se ka kaluar më parë një divorc.

“Isha duke kërkuar dikë që ishte i martuar. Kam kaluar një divorc të vështirë dhe doja një njeri që e di tamam ç’do të thotë të jesh bashkëshort.

Më shijon shumë kjo marrëdhënie poligame. Ne nuk jemi budallenj që jemi detyruar të hyjmë në një marrëdhënie të tillë”.

Ajo ka dy fëmijë me zotin Phillips, që ka gjashtë fëmijë në total dhe aktualisht po ndihmon të shoqin për të drejtuar biznesin e tij të import- eksportit.

E pyetur për veshjen e saj të re, ajo thotë se ka dashur edhe më parë që të mbulohet plotësisht.

Gjatë dokumentarit, Phillips martohet me një grua të tretë.

Ceremonia e vogël organizohet në një xhami dhe ai nuk i fton dy gratë e tjera.

“Shiko, po martohem, nuk pres që ato të bejnë festë për këtë”.

Secila grua jeton në një shtëpi të veçantë në Londër dhe burri kalon tre net në secilën shtëpi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat