Mos bini në këto dy mashtrime të reja në Facebook

Life style

Mos bini në këto dy mashtrime të reja në Facebook

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 16:22

Kjo është një kohë e keqe për të qenë ‘parazit’ ose kërkues i videove të dhunshme në Facebook.
Dy mashtrimet e reja premtuese, respektivisht, një iPhone 6 pa para dhe një video e një gruaje që vritet nga bashkëshorti saj, janë duke bërë xhiro në mediat sociale. Por, vetëm me një klikim në këto ‘shpërblime’, kompjuteri juaj do të mbushet me virusa malware, ose mos më keq.

Videoja ku ju mund të fitoni një iPhone pa para ka disa procedura.

Fillimisht, ju duhet ta pëlqeni këtë faqe dhe ta shpërndani. Pastaj të plotësoni një aplikacion, i cili iu kërkon të dhëna personale si numri i telefonit. Ndërsa, sa herë që ju dërgoni sms “të lirë” në një numër të telefonit, faktikisht ju po shpenzoni para të majme, pasi që sms, në realitet janë të shtrenjtë.

Pasi të plotësoni informacionin ju do të ‘merrni’ një iPhone pa para. Çfarë iPhone 6? Në fakt, ju do të shpërndani të dhënat tuaja personale dhe do të humbni ca para, kurse do të fitoni viruse malware në kompjuterin tuaj, por edhe do t’i infektoni edhe kompjuterët e miqve tuaj.

Ndërkaq, nëse ju shihni një video ku shihet një burrë duke ia prerë kokën bashkëshortes me shpatë në Facebook apo në ndonjë rrejt tjetër social, mos klikoni.

Kjo video është e rrejshme, pasi që me rastin e klikimit në butonin “Instaloje”, përdoruesit përfundojnë së shkarkuari një program në kompjuterët e tyre, i cila bie adware ose thyen kodet e tuaja.

Blog-u, raporton se aktualisht ka katër mijë njerëz që janë anëtar të saj. Por të paktën tani ne e dimë që ju nuk do të jetë personi i katër mijë e një.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat