25 udhëtimet më të rrezikshme dhe të pazakonta për në shkollë (Foto)

Life style

25 udhëtimet më të rrezikshme dhe të pazakonta për në shkollë (Foto)

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 17:08

Deshëm apo jo, sezoni i shkollës ka filluar në një pjesë të madhe të vendeve të botës. Mirëpo, është e rëndësishme të mos harrojmë se në disa pjesë të botës, shkolla mund të jetë luks i vështirë për t’u arritur. Shumë fëmijë nëpër botë, duhet të marrin nga rrugët më të çuditshme dhe më të pazakonta vetëm e vetëm për t’u shkolluar, gjë që ne e kemi të garantuar. Kjo listë do t’ju tregojë se sa të vendosur janë këta fëmijë për arritjen e arsimimit të duhur.

Sipas UNESCO’s, procesi i afrimit të fëmijëve me shkollat, është ngadalësuar në 5 vitet e fundit. Ekzistojnë ende zona të izoluara, pa rrugë të përshtatshme, që e bëjnë edhe më të vështirë depërtimin e fëmijëve drejtë arsimimit dhe shkollave. Shtigje të rrezikshme janë arsyeja kryesore pse shumë fëmijë vendosin të heqin dorë nga shkolla.

Zgjidhja mund të duket e lehtë; ndërtimi i rrugëve dhe urave, blerja e autobusëve dhe angazhimi i një shoferi. Sidoqoftë, zbrazëtitë në buxhet dhe fatkeqësitë natyrore në shumë vende e bëjnë të vështirë implementimin e këtyre zgjidhjeve që fëmijëve u nevojiten aq shumë.

Udhëtimi 5-orësh nëpër bjeshkë nëpër një shteg të ngushtë për në shkollën që me gjasë është shkolla më e vetmuar e botës, në Gulu të Kinës.

Shkollarët duke u ngjitur në shkallë shumë të pasigurta druri, në Zhang Juawan Village të Kinës Jugore.

Fëmijët duke shkuar në një shkollë/konvikt në Himalaje, Zanskar i Himalajeve Indiane.

Nxënësit duke kaluar një urë komplet të dëmtuar, në Lebak të Indonezisë.(Pas shpërndarjes së stories, prodhuesi më i madh i çelikut në Indonezi, u ndërtoi një urë këtyre fëmijëve që të mund të udhëtojnë të sigurt për në shkollë).

Fëmijët duke u lëshuar në kabllon 80 metërshe të çelikut 400 metra mbi lumin Rio Negro të Kolumbisë.

Nxënësit duke lundruar për në shkollë, Riau, Indonezi.

Fëmijët duke udhëtuar nëpër mal mbi urën e ndërtuar nga forma e lisit, Indi.

Vajza duke kalëruar demin për të shkuar në shkollë. Myanmar.

Vozitja me tuk-tuk (taksi indiane), për në shkollë, në Beldanga të Indisë.

Kalimi i urës së prishur, për të arritur në shkollë, Dujiangyan, Provinca Sichuan, Kinë.

Fëmijët duke udhëtuar në krye të një anije të drunjtë, në Panguruan të Indonezisë.

Nxënëset duke kaluar mbi një dërrasë të drurit që lidhë dy muret e shekullit 16, në Shri Lanka.

Nxënësit duke udhëtuar me barkë, në Kerala të Indisë.

Nxënësit duke u kthyer nga shkolla me qerre, në Delhi të Indisë.

Studentët kalojnë lumin Ciherang, mbi një raft bambuje, në fshatin Cilangkap të Indisë.

Udhëtimi i gjatë 125 milje nëpër male, për në shkollën e largët e të izoluar, në Pili të Kinës.

Nxënësit duke kaluar nëpër një litar të tendosur, 30 këmbë mbi një lumë. Pandang, Sumatra, Indonezi.

Filloristët duke kaluar lumin me goma plastike. Provinca Rizal, Filipine.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat