10 mënyra për tu “bërë” përsëri të vegjël...

Life style

10 mënyra për tu “bërë” përsëri të vegjël...

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 21:49

Të rikthehesh edhe një herë në kohën kur ishim ende të vegjël, përveçse argëtim është njëkohësisht edhe një ilaç që i bën mirë organizmit dhe në radhë të parë sistemit nervor.
Në këtë rast nuk bëhet fjalë për asgjë të veçantë, apo të vështirë, por thjesht me gjetjen e kohës dhe të dëshirës për të dalë pak nga vetja dhe për t’iu rikthyer edhe një herë lodrave të moshës se vogël.

1. Përgatitja e ushqimit të pasdites. Për të vegjlit ngrënie e zëmrës, përveçse se domosdoshmëri fiziologjike është edhe një moment kur ata largohen nga detyrat e shtëpisë. Ndaj provojeni edhe ju një herë që të përgatisni edhe ju një ushqim të thjeshtë përgjatë pasditës. Në këtë rast do të jetë një pushim i këndshëm nga problematikat e ditës.

2. Luani kukamfshefti.
Sigurisht që kanë kaluar shumë kohë që kurse e keni bërë këtë loje për herë të fundit. Ndaj sot është tamam koha për të ri zbuluar edhe një herë emocionet e kësaj loje fëmijërore duke shkuar në vendet që dikur keni frekuentuar. Kush është prind, le të filloje të luajë këtë loje me fëmijët e tij.

3. Rikthejuni biçikletës, patina e skateboard. E kush nuk ka pëlqyer në moshë të vogël emocionet e të lëvizurit me shpejtësi mbi rrota. E nëse në shtëpi keni ende të tilla mjetë, mos i kurseni, vëreni përsëri vetën në provë, pse jo, duke ribërë përsëri të njëjtën rrugë që bënit të vegjël, ku kalonit për të vajtur në shkollë, ndoshta të shoqëruar nga gjyshërit.

4. Beni përsëri piktura. Fëmijët përgjithësisht kanë qejf të pikturojnë, madje dhe me ngjyra. Në këtë rast bëhet fjalë për një aktivitet shumë argëtues dhe relaksues që na ndihmon për të dalë nga shqetësimet e përditshme. Fëmijët sapo ulen të pikturojnë, kuptohet, sipas mënyrës se tyre, menjëherë qetësohen. Atëherë perse të mos e praktikojmë edhe ne këtë mënyrë relaksi.

5. Të luajmë “shtëpiash”. Nëse ju kujtohet kjo ka qenë një nga mënyrat më të mira për të kaluar kohën dhe luajtur me shokë e shoqe, por edhe me gjyshin dhe gjyshën. Tani tërhiqni edhe ju fëmijët apo nipërit tuaj për të bërë të njëjtën gjë. Kjo do t’i bënte mirë edhe vetë atyre.

6. Një paradite në parkun e lodrave. Kjo gjë, përveçse ju vë në kontakt me natyrën, ajrin e pastër dhe aromën e luleve, është edhe një mënyrë për t’u rikthyer në kohet e dikurshme të fëmijërisë.

7. Flini kur ju vjen për të fjetur.
Të fjeturi kur të vjen për të fjetur është një nga dhuratat me të bukura të kohës se fëmijërisë. Sa herë që mundeni, rikujtoheni këtë privilegj të fëmijërisë.

8. Lexoni një libër me përralla.
Leximi i librave me përralla por përgjithësisht i librave për fëmijë është një nga mënyrat për të aktivizuar dhe zhvilluar fantazinë fëmijërore. E pra bëjeni edhe një here këtë, për të marrë edhe përsëri ato mesazhe dhe emocione që keni marrë e provuar dikur.

9. Qëndroni me gjyshet. Nuk ka shoqëri me të ëmbël se ai i gjysheve ndërsa jemi të vegjël. E pra kush ka akoma privilegjin për të pasur ende gjyshe, provoni t’i riktheheni përsëri ndjesive të dikurshme. Mos harroni, ende kemi nevojë të mësojmë nga urtësia dhe përvojat e tyre.

10. Bëni shoqëri të reja. Kush nuk e din se shoqëritë e krijuara në fëmijëri janë të pa harrueshme dhe vështirë jo të lezetshme. Ndoshta në moshë të rritur mundësia e krijimit të shoqërive të tilla është disi i vështirë, por ndoshta do të mjaftonte pak impenjim për ta mundësuar një gjë të tillë.

Një fëmijë ka gjithnjë tre gjera për t'i mësuar të rriturve:

- Të kënaqet pa shkak

- Të jetë gjithnjë i zënë me diçka çfarëdo

- Të pretendojeë me çdo kusht çdo gjë që dëshiron

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat