Femrat preferojnë meshkujt hijerëndë

Life style

Femrat preferojnë meshkujt hijerëndë

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 12:53

Meshkujt që buzëqeshin nuk duken shumë të fortë, të fuqishëm apo mashkullorë, ndërsa ata që janë gjithnjë hijerëndë duken të fuqishëm dhe arrogantë.

Buzëqeshja nuk do t’ju ndihmojë për të hyrë në zemrën e një femre, përkundrazi.

Zemra e femrave ka më shumë gjasa të rrahë për meshkujt e ngrysur dhe të krekosur. Ekspertët arritën në përfundimin se buzëqeshja i bën meshkujt të duken më të dobët dhe të pafuqishëm, kur janë në momente flirtimi me femrat.

Nga ana tjetër, meshkujt janë shumë më të tërhequr nga femrat e lumtura dhe të buzëqeshura. Kjo mund të shpjegohet me faktin se ato duken më të afrueshme dhe më gjithëpërfshirëse. Kërkimi i kryer nga një skuadër psikologësh, mund të ndikojë te meshkujt duke i bërë ata të ndryshojnë sjelljen e tyre gjatë takimeve të para apo të ndryshojnë fotot e tyre në rrjetet sociale duke i zëvendësuar me të ngrysura.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat