Horoskopi, 23 Gusht 2014

Life style

Horoskopi, 23 Gusht 2014

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 08:23

DASHI 21/3 - 20/4

Yjet do ju krijojnë një ambient të këndshëm dhe relaksues gjatë kësaj dite. Do të ndiheni mjaft mirë në krahët e atij që dashuroni.

DEMI 21/4 - 21/5

Beqarët nuk do të jenë në humor të mirë kështu që nuk do të pranojnë kollaj të dalin me dike. Gjendje e financave do të lërë për të dëshiruar.

BINJAKET 22/5 - 21/6

Do të tregoheni shumë autoritarë sot në jetën tuaj në çift dhe kjo gjë nuk do t’i pëlqejë aspak personit që dashuroni. Ju e dini mirë çfarë taktike do të ndiqni.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Marrëdhënia në çift pritet të përmirësohet ndjeshëm gjatë kësaj dite. Do të arrini të flisni hapur me personin që keni në krah dhe do të kuptoheni më së miri.

LUANI 23/7 - 21/8

Nëse keni ende vetëm një lidhje dhe nuk keni organizuar asnjë ceremoni zyrtare, sot do filloni t’i mendoni seriozisht gjerat. Financat do të kërkojnë më shumë mature.

VIRGJËRESHA 22/8 - 23/9

Do të kaloni çaste fantastike gjatë kësaj dite në krahët e atij që dashuroni. Nëse vazhdoni t’i menaxhoni me kujdes të ardhurat, gjendja financiare do të vije duke u përmirësuar.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Mos e privoni veten nga asgjë sot juve që jeni në një lidhje, por bëni thjesht atë që ndjeni. Beqaret duhet ende të bëjnë durim për ta bërë për vete personin që kanë piketuar.

AKREPI 24/10 - 22/11

Beqarët do të interesohen njëkohësisht për shumë persona, por nuk do të hedhin asnjë hap me asnjërin. Nëse shpenzimet i kryeni me maturi, gjendja e financave do të jetë e stabilizuar.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Do të afroheni edhe më shumë me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe do të ndani gjithçka me të. Edhe ata që kanë pasur probleme dhe vështirësi do të ndiheni më të qetë.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Për çdo brengë apo paqartësi që të keni sot mbi lidhjen tuaj duhet të flisni me atë që keni në krah. Ai është i vetmi që mund t’iu sqarojë dhe t’iu mbështesë.

UJORI 21/1 - 19/2

Beqaret do të fillojnë ta shohin me një sy tjetër një mik të fëmijërisë. Nuk ka asgjë të keqe që mes tyre të lindë një ndjenje.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Do të tregoheni shumë të arsyeshëm gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift dhe gjërat do të rrjedhin natyrshëm. Nuk pritet asnjë mosmarrëveshje me partnerin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat