Ditën kërkojnë lëmoshë, natën vozisin Mercedes

Life style

Ditën kërkojnë lëmoshë, natën vozisin Mercedes

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 10:09

Në mediat e Bosnje-Hercegovinës ankohen edhe ata që gjatë ditës shndërrohen në femra të moshuara dhe të varfra, ndërsa natën ulen në makinat e tyre luksoze.
Metropolin e Bosnjës, Sarajevën po e ngulfasin ‘lypsat’, dhe siç shkruajnë mediat vendore, këta lëmoshë-kërkues në mënyrë të veçantë po u shkaktojnë probleme, sidomos turistëve gjatë kohës së verës kur qytetin e vizitojnë një numër i madh i tyre.

“Vetëm se e përshëndeta një turist të huaj, papritmas nga askund na rrethuan disa lypës. Kërkonin që tu japim ndonjë qindarkë. Kjo situatë është bërë e padurueshme dhe krijon një imazh negativ të Sarajevës”,tha Boris Sertiq.

Sipas tij, më së shumti lypsa mund t’i takosh nëpër pjesë të vjetra të qytetit, sepse ato i vizitojnë më së shumti turistët, kryesisht të huajt.

Sertiq, theksoi se situata ekonomike me të vërtetë është e keqe, por ka institucione përkatëse që duhet të adresohen këto probleme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat