Mësuesja bën seks me nxënësin, pasi ai pranoi sfidën (Foto)

Life style

Mësuesja bën seks me nxënësin, pasi ai pranoi sfidën (Foto)

Më: 19 gusht 2014 Në ora: 18:16

Një mësuese 32- vjeçare në një shkollë në SHBA është nën akuzë se ka përdhunuar një djalosh 13- vjeçar, pasi ai pranoi një “sfidë” nga një shok për të kontaktuar dhe për ta vizituar mësuesen në shtëpi.

Mary Faith McCormick, e martuar dhe me një fëmijë, u arrestua pasi një nga mikeshat e djaloshit gjeti në telefonin e tij foto gjysmënudo të mësueses.
Policia nisi një hetim dhe zbuloi se mes tyre kishte një marrëdhënie prej tre muajsh.

Mësuesja e klasës së gjashtë akuzohet se i ka dërguar djaloshit mesazhe dhe tekste me natyrë seksuale.
Sipas hetimeve, ata kanë pasur kontakt seksual në të paktën dy raste. Kontaktet seksuale nisën pasi një shok e sfidoi adoleshentin që të shkonin tek shtëpia e mësueses.
Pasi të dy shkuan në shtëpinë e saj, panë një film. Kur shoku u largua, djaloshi mbeti në shtëpi dhe më vonë bëri seks me mësuesen në dhomën e saj të gjumit.
Mësuesja është pezulluar, ndërkohë që gjyqi vazhdon.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat