Ja dhurata e Hilaryt për 68 vjeçarin Bill Clinton (Video)

Life style

Ja dhurata e Hilaryt për 68 vjeçarin Bill Clinton (Video)

Më: 19 gusht 2014 Në ora: 16:01

Hilary Klinton ka bashkëpunuar me aktorin e çmimit Oskar, Kevin Spacey, për të realizuar një video-parodi për ditëlindjen e 68-të të bashkëshortit të saj, Bill Klinton, më 19 gusht.

Në klipin e shkurtër të krijuar për “Clinton Foundation”, Kevin Spacey (55 vjeç) i telefonon Hilarit nga Zyra Ovale duke imituar me grimasë një pamje të Bill.

Ndërkohë që ai e pyet atë më këmbëngulje se çfarë dhurate do të marrë për ditëlindje, Hilari (66 vjeçe) i jep një përgjigje komike, që i referohet përgjigjes së saj të zakonshme kur e pyesin nëse do të kandidojë për Presidencën e SHBA në vitin 2016: “Ky është një vendim shumë personal, që unë do ta marr kur të jem gati”.

Ideja e Hilarit për të krijuar video-parodinë erdhi pasi bashkëshorti i saj “është i fiksuar pas ekranit” kur transmetohen episodet e “House of Cards”, ku protagonist është Spacey.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat