Horoskopi, 2 Gusht 2014

Life style

Horoskopi, 2 Gusht 2014

Më: 2 gusht 2014 Në ora: 08:33

DASHI 21/3 - 20/4
Do tregoheni të padrejtë me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe debatet në çift do jenë të pashmangshme. Asgjë nuk do shkojë ashtu si ju e keni menduar në këtë plan.

DEMI 21/4 - 21/5
Ata që janë në një lidhje do marrin vendime shumë të rëndësishme gjatë kësaj dite të cilat do ua ndryshojnë tërësisht jetën.

BINJAKET 22/5 - 21/6
Jeta në çift do jetë me e bukur gjatë kësaj dite. Do flisni më hapur me personin që keni në krah dhe me pak durim e qetësi do i zgjidhni edhe disa probleme të vogla që kishit pasur.

GAFORRJA 22/6 - 22/7
Do kaloni momente shumë të lumtura gjatë kësaj dite pranë atij që dashuroni. Do e keni më të lehtë të flisni hapur dhe qetësisht me partnerin.

LUANI 23/7 - 21/8
Dashuria në çift do influencohet pozitivisht nga yjet gjatë kësaj dite. Do ndiheni më së miri dhe do i kushtoni më tepër jetës intime.

VIRGJERESHA 22/8 - 23/9
Duhet të hidhni ju hapat e parë sot drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dhe debateve ne çift. Partneri do ju vlerësojë mjaft për këtë.

PESHORJA 24/9 - 23/10
Dita do fillojë me debate sot për çiftet, por me kalimin e orëve situata do përmirësohet. Fatmirësisht partneri do tolerojë me tepër dhe do hapë rrugë.

AKREPI 24/10 - 22/11
Gjatë kësaj dite marrëdhënia në çift do jetë goxha e tensionuar. Nuk do arrini dot të flisni qetësisht me partnerin sepse çdo fjale tuajën ai do e marre për keq.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12
Ditë e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë në një lidhje. Nuk do jeni me humor të mirë dhe për çdo gjë do debatoni me partnerin.

BRICJAPI 23/12 - 20/1
Edhe pse jeni në një lidhje do tundoheni jashtë mase sot nga një person që sapo do takoni dhe ka rrezik ta tradhtoni partnerin. Nuk do i mendoni pasojat që kjo mund të sjellë, por shume shpejt do e kuptoni gabimin.

UJORI 21/1 - 19/2
Sot ka rrezik të kaloni një krizë në jetën tuaj në çift. Do debatoni që në mëngjes dhe atmosfera nuk do qetësohet deri në sekondën e fundit.

PESHQIT 20/2 - 20/3
Dite shumë e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do bini dakord për asgjë me partnerin dhe debatet do jenë të pafundme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat