Horoskopi 1 gusht 2014

Life style

Horoskopi 1 gusht 2014

Më: 1 gusht 2014 Në ora: 08:26

DASHI 21/3 - 20/4

Do keni shumë dyshime për partnerin tuaj sot dhe për gjestin më të vogël do debatoni me të. Xhelozia do arrijë kulmin. Kujdes sepse jo çdo gjë mund të jetë e lejuar.

DEMI 21/4 - 21/5

Duhet të jeni më të kujdesshëm gjatë kohës që nisni të blini produkte të ndryshme. Rreziku i humbjes së shumave të mëdha është i lartë. Mund të përfundoni duke blerë të njëjtat gjëra dy herë. Do të keni dëshira që nuk do të mund t’i përmbani dot.

BINJAKET 22/5 - 21/6

Do e ndieni nevojën për më shumë liri gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Flisni hapur me partnerin pa i rënë rreth e rrotull. Ai në fakt do jetë në humor dhe mund t’ua plotësojë dëshirën.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Ata që kanë kohë së bashku do kenë mundësi të diskutojnë gjerë e gjatë sot dhe do marrin vendime të rëndësishme. Beqarët do jenë të shpërqendruar.

LUANI 23/7 - 21/8

Marrëdhënia juaj me personin që dashuroni do jetë e mrekullueshme sot. Në çdo moment do merrni surpriza dhe do ndiheni më së miri.

VIRGJËRESHA 22/8 - 23/9

Ditë shumë e rëndësishme kjo e sotmja për jetën e të dashuruarve. Do merren vendime të cilat do shënjojnë të ardhmen e tyre. Tregohuni të matur dhe largpamës.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Mjedisi yjor do favorizojë më tepër jetën e beqareve. Më në fund ata do e gjejnë atë që do iu përshtatet më së miri. Të dy do keni mendime të njëjta mbi fusha të ndryshme.

AKREPI 24/10 - 22/11

Pritet që jeta në çift të ketë ndryshime pozitive gjatë kësaj dite. Do jeni në humor dhe të gatshëm për të shkuar në fund të botes vetëm që të kaloni çaste romantike me partnerin.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Marrëdhënia në çift do jetë më e bukur gjatë kësaj dite. Partneri do iu bëjë më të lumtur se kurrë më parë dhe ju nuk do dëshironi të ndaheni për asnjë çast.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Do jeni paksa posesive gjatë kësaj dite dhe nuk do i mendoni pasojat e veprimeve që do bëni. Kujdes sepse situata mund t’iu dalë tërësisht jashtë kontrollit.

UJORI 21/1 - 19/2

Do i shprehni me çdo mënyrë ndjenjat tuaja ndaj partnerit sot dhe marrëdhënia në çift do bëhet edhe më e bukur sesa ka qenë. Beqarët do jenë të parezistueshëm.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Ka rrezik që dita e sotme të jetë goxha e trazuar dhe problematike për ata që janë në një lidhje. Do debatoni edhe për gjërat më të vogla me të.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat