Horoskopi 24 korrik 2014

Life style

Horoskopi 24 korrik 2014

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 08:30

Dashi 21/3 - 20/4

Gjatë kësaj dite do të ndiheni mjaft të lumtur pranë atij që dashuroni, kurse beqaret do të realizojnë një takim. Në planin financiar do të kryeni shpenzime.

Demi 21/4 - 21/5

Vendosmëria nuk do të lejojë që të braktisni në mes një projekt tuajin, por do të punoni deri në fund. Megjithatë ndërmarrjet e reja, nuk pritet të japin rezultate të mira. Ju do të kënaqni etjen tuaj duke u fokusuar në detaje, por bëni mirë të kontrolloni kushtet tuaja të punës.

Binjaket 22/5 - 21/6

Ata që janë në një lidhje do të jenë të qëndrueshëm ndërsa beqaret do të kërkojnë me ngulm të bëjnë për vete dikë. Ne planin financiar fati do të jetë me ju.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Sot do kaloni disa momente delikate me atë qe keni ne krah ndërsa beqaret do të jenë shumë të shoqërueshëm. Me paratë nuk do i keni punët aspak mire.

LUANI 23/7 - 21/8

Do të duhet të bëni edhe pak me tepër durim sot ne jetën tuaj ne çift nëse doni qe gjerat te ecin si duhet. Me financat kënaquni ndonjëherë edhe me pak.

VIRGJËRESHA 22/8 - 23/9

Do të zgjoheni me humor të keq gjatë kësaj dite dhe do të keni mosmarrëveshje të shumta me partnerin. Edhe beqaret nuk do ndihen gati për te hedhur hapa me tej.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Priten ndryshime shumë të mëdha gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Beqaret do të kenë ndryshime shumë të mëdha dhe të papritura në jetën sentimentale.

AKREPI 24/10 - 22/11

Do të ndiheni si të huaj me partnerin tuaj gjatë kësaj dite ndërsa beqarët do të vazhdojnë të mbeten sërish të vetmuar. Financat duhet t’i menaxhoni me shumë kujdes.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Ditë shumë e trazuar dhe e mbushur me probleme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Buxhetin nuk duhet ta lini shumë pas dore.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Ditë e shkëlqyer për ata që janë në një lidhje, ndërsa beqaret do realizojnë disa takime. Në planin financiar do të keni disa probleme të vogla.

UJORI 21/1 - 19/2

Do të ketë disa debate dhe mosmarrëveshje sot në jetën tuaj në çift. Merkuri do të influencojë gjithë kohës në financat dhe gjendja do të fillojë të përmirësohet.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Mos kërkoni të dominoni mbi tjetrin gjatë kësaj dite sepse kjo do të jetë e pamundur. Buxhetin do ta riorganizoni dhe do ta ndiheni shumë më të qetë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat