Mënyra si të dukeni 10 vjet më të rinj

Life style

Mënyra si të dukeni 10 vjet më të rinj

Më: 19 korrik 2014 Në ora: 10:12

As botox, as tualet, dhe as ndërhyrje, pasi mënyra e mirë për tu dukur dhjetë vjet më të rinj është mbajtja e një qeni në shtëpi.

Një studim skocez i Saint Andrews University, i publikuar në revistën “Preventive Medicine”, tregon se mbajtja e një qeni në shtëpi, na mban më të rinj.

Shëtitja me qenin ndihmon për të qenë më aktiv dhe në formë, por sjell dobi edhe për shëndetin mendor, duke parandaluar depresionin.

Ekspertët mbajtën nën vëzhgim 547 persona të cilët kishin qen, me moshë mesatare 79 vjeç. Për një periudhë shtatë ditore iu kërkua që të visheshin në mënyrë sportive, dhe të shëtisnin me qenin si dhe të kryenin aktivitet fizik, pasi do t’iu matej niveli i ankthit dhe depresionit.

Në përfundim të studimit u vu re se ata persona që kishin një qen, të krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre rezultonin me një trup më në formë, më të tonifikuar dhe arrinin të shëtisnin dhe të kryenin aktivitet fizik, njëlloj me personat dhjetë vjet më të rinj.

Gjysma e tyre rezultuan me nivel më të ulët anklthi dhe depresioni, krahasuar me personat e tjerë të së njëjtës moshë që nuk kishin qen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat