Vazhdon studimet për 4 vite, i tregon mamasë pak minuta para diplomimit

Life style

Vazhdon studimet për 4 vite, i tregon mamasë pak minuta para diplomimit

Më: 18 korrik 2014 Në ora: 16:13

31-vjeçari Liam Blair ka vazhduar studimet për 4 vite fshehurazi mamasë së tij Rhonda.

Liam punonte në një firmë peshqish në Perth ndërkohë që kishte aplikuar për studimet e larta në degën e psikologjisë.

Pasi është pranuar në Universitetin Dundee ai ka vendosur që t’i tregojë mamasë së tij vetëm pak minuta pasi do të diplomohej.

Liam i ka thënë mamasë së tij që do të festojë ditëlindjen një javë më përpara dhe e ka ftuar në dreke me këtë pretekst, ndërkohë që është futur në banjo për të veshur kostumin e festës së diplomimit.

Të gjitha këto momente ai i ka filmuar në një video dhe më pas videon e ka hedhur në You Tube.

31 vjeçari tha se arsyet e sekretit të tij kanë qenë personale.

Ai zgjodhi që të studionte degën Psikologji pasi një numër i madh njerëzish përreth tij kishin probleme të shëndetit mendor dhe tani ai ka siguruar një punë në Shoqatën Skoceze të shëndetit mendor.

Studenti ka preferuar të mos i tregojë as motrës së tij 24 vjeçare e cila vazhdonte studimet për infermieri në po të njëjtin universitet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat