5 gjërat e çuditshme, që do t’iu siguronin qetësinë

Life style

5 gjërat e çuditshme, që do t’iu siguronin qetësinë

Më: 18 korrik 2014 Në ora: 11:01

K​ujtimet e fëmijërisë, aroma e kafesë, frymëmarrje e thellë, ngjyra blu dhe vendimmarrja në kohën e duhur janë disa këshilla për të ruajtur qetësinë

Ne të gjithë e dimë që meditimi, vështrimet në horizonte të hapura dhe ushtrimi i jogës janë mënyra më e dobishme për të larguar emocionet negative, por ndonjëherë ne duhet të jemi edhe kreativë, kur është fjala për rritjen e humorit tonë. E vërteta është se, sekreti mund të jetë shumë më i afërt dhe lehtësisht i mundur, sesa ju e mendoni. Nëse jeni duke kërkuar një mënyrë për të siguruar qetësinë në trupin tuaj, shikoni më poshtë disa nga mënyrat më të habitshme për të shmangur dëshpërimin tuaj. Shumë shpejt, ju do të ndiheni të relaksuar dhe të aftë për të larguar stresin e ditës tuaj.

Kthehu pas te rrënjët e tua

Shpeshherë dëgjojmë të thuhet se, shtëpia është aty ku është zemra. Nuk ka gjë më të qetë sesa të qenit në një ambient të ngrohtë e familjar. Të shkuarit në shtëpinë e prindërve mund të sjellë përsëri kujtimet e një të shtunë në mëngjes dhe pushimeve me familjen, sepse nostalgjia shkakton vetëm emocione pozitive. Duke kujtuar sesa vlerë kanë momentet që ne kalojmë. Kështu e shpjegon dhe autorja Elizabeth Wagele, e cila thotë se duke u kthyer në kujtime, ne mund të largojmë ndjenjat stresuese, të cilat përpiqemi për t’i luftuar gjatë ditës. "Momentet nostalgjike janë të ndryshme nga reminishenca dhe vetmia, mërzia, ankthi dhe frymëzon optimizmin," shkruan autorja në blogun Psikologjia Sot. "Eksperienca është një pronë e çmuar, që askush nuk mund ta shmangë."

Merrni frymë thellë

Nëse jeta ju ka marrë tatëpjetën, është e këshillueshme që ndonjëherë ia vlen të lini të gjitha dhe të merrni frymë thellë. Është e vetmja mënyrë që ju të ngriheni përsëri. Kur jemi të përqendruar te frymëmarrja, ne kemi fuqinë të qetësojmë sistemin tonë nervor. Nëse dëshironi të gjeni një mënyrë, për tu qetësuar, shumë shpejt trupi dhe mendja juaj jep shenja pozitive. Bisedoni në qetësi dhe ndjehuni të sigurt për të tejkaluar tensionin.

Vizitoni kafenenë tuaj lokale

Ndërkohë që ora shënon15:00 pasdite dhe zakoni i konsumimit të kafesë nuk mund të jetë ide e mirë për gjumin tuaj, një gjë e zgjuar do të ishte aroma, e ngrohtë e pijes që mund t’iu ketë zgjuar. Herën tjetër ju do të ndjeheni më pak i frustruar, dhe nuk do të rendni për tek kafja më e afërt. Gjatë një studimi të kryer te minjtë, studiuesit gjetën se aroma e kafesë redukton nivelin e stresit. Harrojeni të ndaloni të mbani erë trëndafilat, zgjedhja më e mirë do të ishte pak aromë kafeje.

Ngjyrosni mendimet tuaja me ngjyrën blu

Nëse ju jeni plotësisht në dëshpërim ose shumë i ndjeshëm, provoni vizualisht të rrethoni veten tuaj me ngjyrë blu. Disa studime psikologjike e lidhin ngjyrën blu me një ndjenjë të qetë. Disa kërkime kanë gjetur se ekspozimi ndaj dritës blu mund të ndihmojë në lehtësimin e stresit. Keni nevojë për ndihmë të vogël? Provoni të pikturoni diçka në blu.

Kur plani A nuk funksionon, ka gjithmonë një plan B

Ndonjëherë të gjithëve na rastis të kalojmë nëpër majat dhe luginat e jetës. Është një ndryshim i thjeshtë në perspektivën e jetës. Kur plani A nuk funksionon, ka gjithmonë një plan B ose C, ose D, dhe si autorja dhe trajneria Lisa Manterfield shpjegon se, sesa më shumë ne i afrohemi situatave dërrmuese mund të bëjmë mrekulli, në bazë të aftësive tona për t’u kthyer përsëri në rrugën e duhur. "Ndonjëherë, ne jemi në përpjekje për të realizuar ëndrrat tona dhe shpesh humbim gjurmët e asaj që me të vërtetë po kërkonim fillimisht," shkruan autorja në blogun e Psikologjia Sot. "Ndonjëherë, një ndryshim në perspektivë mund të jetë e mjaftueshme për të na treguar se gjërat që ne menduam se kurrë nuk do t’i arrinim, ishin atje për të gjithë ne”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat