9 ushqime për flokë të shëndetshëm

Life style

9 ushqime për flokë të shëndetshëm

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 09:19

Ndoshta dikush mund të habitet nëse flokët nuk i ka të bukur, të butë dhe me shkëlqim siç i dëshiron, por për këtë gjë faji nuk është gjithmonë i shampoos apo balsamit, por mundohuni ta kërkoni fajin edhe te regjimi ushqimor.

Për këtë ekzistojnë ushqime të cilët garantojnë flokë me shumë shkëlqim dhe që janë më mirë se çdo lloj trajtimi, ndaj më poshtë sjellim nëntë të tillë.

Mishi i kuq- Falë pranisë së hekurit i bënë flokët më të shëndetshëm.

Veza- Favorizon rritjen e flokëve.

Banania- Është e pasur me silic dhe i ndihmon flokët që të bëhen më të fortë dhe rezistentë.

Midhjet- Janë të pasura me element të cilët frenojnë rënien e flokëve.

Patatet e ëmbla- Janë të pasura me betakarotenë, e cila në trupin tonë transformohet në vitaminë A, duke i ushqyer më së miri flokët.

Fasulet- Janë të pasura me hekur dhe ndihmojnë për të pasur flokë më të fortë.

Frutat- Përmbajnë vitaminë C gjë që lejon përthitjen më të mirë të hekurit.

Peshku salmon- Dhe në përgjithësi të gjithë ushqimet që përmbajnë omega 3, të njohura si acide yndyrore të mira, ndihmojnë në shëndetin e flokëve.

Vaji i ullirit- Shërben për ti bërë flokët me më shumë shkëlqim

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat