Si të mbroni celularin në plazh

Life style

Si të mbroni celularin në plazh

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 19:06

Celulari është një mjet komunikimi shuam i rëndësishëm për të gjithë në ditët e sotme dhe kushdo e merr me vete në të gjitha ambientet. Nga këto nuk përjashtohet edhe plazhi. Por si ta mbrojmë mjetin tonë të dashur nga rrezet e diellit dhe uji i detit, gjatë periudhës që jemi në plazh? Për këtë ju ftojmë të lexoni disa këshilla më poshtë.

Mbajeni në vende të thata - Këshillohet përdorimi i këllëfëve të cilët janë plastikë dhe bëjnë që uji të mos depërtojë

Kujdes nga rëra- Ajo mund të bllokojë butonat, në rast se ju keni një celular me butona dhe të gërvishtë ekranin. Mbajeni celularin me kujdes në dorë ose në çantë.

Lëreni në vende të freskëta- Dielli ndikon negativisht në baterinë e aparatit celular, i cili ngrohet automatikisht ku punon për orë të gjata. Mundohuni ta mbani atë në vende të freskëta.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat