Java e Modës në Hong Kong vjen me maska në fytyrë

Life style

Java e Modës në Hong Kong vjen me maska në fytyrë

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 09:49

Sfilata e fundit e modës në Hong Kong ka ardhur me një trend të ri ku modelet sfiluan me maska në fytyrë, që janë prodhuar për të filtruar ajrin e ndotur të qytetit kinez. Maskat janë të kombinuara me veshjet dhe njerëzit mund të ndjekin njëkohësisht modën dhe të mbrohen nga ndotja e ajrin.

Sipas stilistes Nina Griffe, e cila u frymëzua për këtë sfilatë sa moderne aq dhe funksionale nga niveli i lartë i ndotjes së ajrit në kryeqytetin kinez, shprehet se ndihet e kërcënuar nga cilësia e ajrit në Pekin, që vlerësohet mjaft i rrezikshëm bazuar në matjet e bëra.

Griffe e realizoi këtë projekt në bashkëpunim me prodhuesin e maskave Vogmask dhe shprehet se mbajtja e maskave të tilla është shndërruar në një domosdoshmëri gjatë jetës së përditshme në shumë qytete kineze. Ajo tregon se maskat mjekësore që detyrohen të përdorin çdo ditë nuk janë shumë të përshtatshme pasi nuk ngjajnë këndshëm për dikë që kërkon të ndjekë modën, ndaj ajo vendosi të krijonte këto maska me ngjyra dhe printe të ndryshme për të qenë sa më “in style”.

Shumica e maskave janë të bashkangjitura me shallet, fustanet dhe pelerina dhe mund të hiqen nëpërmjet zinxhirit që i bashkon. Megjithatë stilistja tregon se ka ende punë për të bërë për të qenë më tepër praktike pasi ndonjëherë mund të jenë dhe të bezdisshme në fytyrë për shkak të trashësisë që krijohet nga copa me ngjyrë, si dhe premton se së shpejti do të prodhojë dhe maska për fëmijë.

Drejtori i Vogmask, Chris Dobbings, shprehet gjithashtu i kënaqur për bashkëpunimin me stilisten dhe tregon se për shkak se niveli i ndotjes dhe rreziku i lartë i kancerit që vjen prej tij e ka rritur industrinë e maskave në një tjetër nivel. Fakti që kompania e tij është përzgjedhur nga stilistja, sipas Dobbings është një tregues për cilësinë e lartë të produkteve filtruese që ata prodhonin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat