Ja cili është kuptimi i tatuazheve të yjeve të botërorit

Life style

Ja cili është kuptimi i tatuazheve të yjeve të botërorit

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 09:05

Ky botëror është cilësuar si botërori i surprizave, me më shumë gola apo edhe zhgënjime se çdo botëror tjetër. Por ky botëror do të mbahet mend edhe për një numër tatuazhesh nga më të ndryshmit.

Tatuazhi i Mauricio Pinillas në kurriz, lojtarit të Kilit, simbolizon momentin e lavdisë, i titulluar ndryshe “Një centimetër larg lavdisë”. “Kjo ilustron thellësinë e dëshpërimit që ky individ ndien" thotë David Fletcher, një psikolog sportiv në Universitetin Loughborough.

Tatuazhi i Sergio Ramos, lojtarit të Realit të Madridit, në dy pjesët e prapme të pulpës së këmbës, tregon trofetë që ky lojtar ka marrë në Kupën e Botës dhe në Ligën e Kampionëve.

Daniele de Rossi, lojtari i Italisë ka një tatuazh me të cilin tregon veten e tij dhe problemet me të cilat përballet si mesfushor i lojës. Shpesh herë ai është dënuar nga arbitri për gjuajtjen ose pengimin e kundërshtarëve të tjerë.

Sulmuesi i Brazilit, Neymar ka një mbishkrim filozofik në qafën e tij, me shprehjen “Gjithçka kalon”. Kjo duket se mund t’i përshtatet edhe gjendjes fizike dhe shpirtërore në të cilën ai ndodhet pas largimit me një brinjë të thyer nga botërori 2014.

Raheem Sterling, lojtari i Anglisë ka një tatuazh në krahun e tij të majtë, në të cilin ka bërë një kujtim nga fëmijëria në Londrën perëndimore. Ai paraqet një djalosh 10-vjeçar në një stadium, me mbishkrimin “Është një ëndërr”. Kjo simbolizon edhe pasionin e tij të madh për të luajtur me skuadrën angleze.

Tim Howard, portieri i SHBA-së, është lojtari më me tatuazhe në trup. E gjithë pjesa e sipërme e trupit të tij është e mbushur me tatuazhe në formën e “Supermenit”, dragoit, pikturës së mamasë së tij, gjyshit me uniformë ushtrie dhe mjaft tatuazhe të tjera në formën e kujtimeve.

Messi, lojtari i Argjentinës, ka në pjesën e prapme të këmbës së tij, emrin e djalit Thiago dhe dy duar të vogla, që supozohet të jenë të fëmijës së tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat