Finalja Gjermani-Argjentinë, përballje edhe në Vatikan

Life style

Finalja Gjermani-Argjentinë, përballje edhe në Vatikan

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 16:07

Gjermani-Argjentinë, finalja e Botërorit “Brazil 2014” të dielën në stadiumin Maracana të Rios do të ketë dy tifozë specialë që do ta ndjekin sfidën nga Vatikani.

Bëhet fjalë për Papa Françeskun, argjentinas nga Buenos Aires dhe shumë i apasionuar pas futbollit, dhe Papa Benediktit XVI i dorëhequr, që është gjerman. Do të jetë një përballje speciale për të dy Papët që ndoshta do të ndjekin sfidën së bashku në televizor.
Një minipërballje në Vatikan ishte edhe ndeshja Argjentinë-Zvicër gjatë këtij botërori. Papa Françesku përpara fillimit të ndeshjes i kishte thënë rojeve zvicerane të Vatikanit se do të ishte një luftë.

Por, në fund fituan lutjet e Papës, kur Di Maria shënoi në sekondat e fundit duke triumfuar Argjentina me rezultatin 1-0.

Por në përballjen Gjermani-Argjentinë duket se lutjet do të jenë të barabarta…

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat