Doni të zbuloni jetëgjatësinë? Ja sa pak do të nevojitet

Life style

Doni të zbuloni jetëgjatësinë? Ja sa pak do të nevojitet

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 08:48

Shenjat e plakjes në fytyrë mund të na tregojnë se sa gjatë do të jetojmë. Ai që ka hedhur këtë hipotezë është Jay Olshansky, profesor në Universitetin Ilinois në Çikago, i cili bashkë me Karl Ricanek, informaticien në Universitetin e Karolinës së Veriut, kanë krijuar një sistem të njohjes së fytyrës, të bazuar në një fotografi të thjeshtë dhe algoritme të komplikuara.

Deri më tani aparatura tregon se cila është mosha reale e individëve, me gabime të vogla, por qëllimi është perfeksionimi i saj dhe tregimi i jetëgjatësisë, vetëm nëpërmjet pamjes. Studiuesit janë duke formuar arkivin e fytyrave me të cilat po eksperimentojnë, nëpërmjet rrjetit në internet “Face my age”.

Olshansky shpjegon: “Algoritmi merr parasysh edhe gjininë e përbërjen etnike të subjektit, gjeneralitete si ngjyra e lëkurës, e cila plaket më shpejt tek njerëzit e bardhë sesa tek ata me ngjyrë dhe femrat më shpesh se meshkujt, pasi kanë shpërndarje të ndryshme të yndyrave dhe të enëve të gjakut”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat