​Përfundon në tragjedi surpriza për çiftin që martohej

Life style

​Përfundon në tragjedi surpriza për çiftin që martohej

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 21:13

Dy kushërinj kanë dashur t’i bëjnë surprizë miqve të tyre që martoheshin. Ata kishin marrë një deltaplan dhe në momentin kur po zhvillohej dasma, Maçerata të Italisë, fluturuan mbi restorant me qëllim të hidhnin petale trëndafili.
Sapo i janë afruar vendit deltaplani ka humbur lartësi, duke përfunduar disa metra më tutje, mes pemësh. Mediat italiane thonë se vdiq në vend Mauricio Ferranti, 56 vjeç, ndërsa kushëriri i tij 21 vjeç, A.F. është në gjendje të rëndë në spital.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat