Pasionet e adoleshentëve shqiptarë

Life style

Pasionet e adoleshentëve shqiptarë

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 17:04

Gjimnazistët shqiptarë preferojnë të merren me sport, të dëgjojnë muzikë, të shëtisin por edhe të kenë para, celularë, makina apo dhe të venë baste.

Këto janë disa nga pasionet më të shpeshta të të rinjve te moshes 15- 18 vjeç. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik kanë realizuar një studim në lidhje me pasionet e adoleshneteve sipas të cilit sporti është pasioni primar i tyre.

80% e meshkujve dhe 57% e femrave kanë raportuar se pëlqejnë shumë të merren me sport.

Por nuk mbeten pas edhe Muzika, veshja, kompjuteri dhe shëtitjet të cilat pëlqehen nga mbi 50% e nxënësve .

30-40% e gjimnazistëve kanë raportur se kanë pasion celularët, makinat, librat dhe televizioni, ndërsa paratë, piktura dhe bastet renditen të fundit, përkatësisht me 23%, 18% dhe 10% të nxënësve që i raportojnë.

Ekspertët e këtij studimi të shtrirë në gjimnazet e Tiranës nxjerrin në pah se kemi diferenca ndërmjet vajzave dhe djemve lidhur me pasionet.

Kështu, tek vajzat hasen më shpesh se tek djemtë pasione të tilla si muzika 76% – pasioni më i shpeshtë tek femrat, veshja, shëtitjet, dhe më tej librat e deri diku piktura.

Tek djemtë hasen shumë më shpesh se tek vajzat pasioni për kompjuterat 68%, makinat 60%, celularët, paratë dhe bastet.

Mosha është një tjetër faktor që ndikon në prirjen drejt disa pasioneve.

Prirjet më të rëndësishme janë drejt pakësimit të pasioneve; në ulje vijnë ato të sportit, muzikës, librave, celularëve dhe pikturës.

Në të kundërt, vjen duke u rritur interesi për pasione të tilla si paratë dhe bastet, ky i fundit praktikisht dyfishohet tek ata mbi 16 vjeç.

Edhe ekonomia familjar ndikon tek pasinet.

Sipas studimit, celularët, veshja dhe makinat janë pasione që hasen më shpesh në nxënësit e kategorive ekonomike më të larta.

Ndërsa piktura preferohet nga nxënësit me mundësi të pakta ekonomike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat