Pse gjatë verës tradhtohet më shumë

Life style

Pse gjatë verës tradhtohet më shumë

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 15:30

Mund të jetë dhe ndezja e gjakut, por ajo që është e provuar është se gjatë verës tradhtohet më shumë, tradhti të cilat ndodhin gjatë pushimeve.

Një vështrim, një afrim dhe një mbrëmje në lokal, bëjnë që të lindin tradhtitë. Por cilat janë arsyet që gjatë verës tradhtohet më shumë?

Largësia- Distanca nga vendi ku qëndroni gjatë gjithë vitit, shton dëshirën për të qenë sërish vetëm, së paku për disa ditë. Pjesa më e madhe e personave të përfshirë në një sondazh amerikan, në masën 65% deklaruan se e kanë tradhtuar partnerin gjatë verës.

Kriza në çift- Ndjesia e lodhjes dhe grindjeve në çift dhe “menuja” e pasur gjatë pushimeve bëjnë që të lindë dëshira për tradhti. Shpesh cilësohet si mënyra për të lënë pas shpine tensionin dhe zënkat.

Gjatë verës rritet dëshira- Është e provuar shkencërisht se gjatë verës rritet dëshira seksuale. Gjatë kësaj stine për sytë e mashkullit femra duket më sensuale, ndërsa nga ana e tyre femrat i përdorin hiret për të joshur meshkujt.

Tradhti rastësore- Shpesh ndodh tek ata persona që i bëjnë pushimet larg partnerëve, ku nga një natë në tjetrën e lënë veten të lirë dhe rrëmbehen nga pasioni. Kjo ndodh kryesisht kur pushimet janë vetmitare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat