Raporti seksual, 10 gjëra që duhet të dini

Life style

Raporti seksual, 10 gjëra që duhet të dini

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 10:51

Në raportin seksual duhet përkushtim dhe kohë. Asnjë rezultat nuk arrihet pa sforco dhe dedikim, as dashuria dhe as performanca në shtrat.

-Cilësia dhe sasia ecin paralel. Sa më shpesh të bëhet dashuri, aq më të aftë bëhemi dhe aq më shumë kënaqemi.

-Pavarësisht rrethanave, seksualiteti nuk duhet të mungojë në jetën tonë. Seksi duhet bërë, duhet menduar dhe konkretizuar.

-Çdo moment mund të jetë i mirë për synimet tona seksuale.

-Gjatë raportit seksual, pengesat duhen shfrytëzuar për të krijuar mundësi të reja erotike.

-Pasioni dhe dëshira duhen ushqyer çdo ditë, si në nivelin individual, edhe në çift.

-Dëshira nuk kalon vetëm nëpërmjet trupit, por kryesisht nëpërmjet mendjes, e cila duhet stimuluar dhe ushqyer me dëshirën seksuale.

-Stimulimi i kënaqësisë kalon nga ndjenjat dhe fantazitë erotike.

-Seksi duhet të të kënaq personalisht. Nuk është një mjet për të përfituar diçka tjetër, dhe as për të kënaqur partnerin, por për të ndjerë dhe për të dhuruar kënaqësi dhe për të shprehur ndjenjat.

-Marrëdhënia seksuale është një hapësirë e lirisë së shprehjes, një hapësirë për të forcuar komunikimin dhe afrimitetin në çift.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat