Seksi gjatë shtatzënisë është i dëshirueshëm

Life style

Seksi gjatë shtatzënisë është i dëshirueshëm

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 23:18

Seksi gjatë shtatzënisë është më shumë se i dëshirueshëm. Mirëpo, çështja primare që i brengos të gjitha nënat e ardhshme është që a mund të rrezikojë seksi shtatzëninë. Disa nga dyshimet tipike kanë të bëjnë me jetën seksuale.
Nëse konstatimi gjinekologjik i shtatzënës është në rregull, atëherë nuk ka arsye për brengosje sa i përket jetës seksuale. Mirëpo, nëse te femra ekziston, për shembull, rasti i fytit të hapur të mitrës dhe rreziku nga dështimi spontan, këshillojmë shmangien e marrëdhënieve seksualem .

Gjatë shtatzënisë hormonet vërshojnë në trupin e gruas. Kjo bën që dëshira e gruas për seks të jetë shumë e madhe. Trupi i gruas dhe trupi i bebes brenda saj rriten. Gruaja e ndjen veten ndryshe. Kjo bën që gruaja ta ndiejë veten ndryshe edhe lidhur me seksin. Ndërkaq, nuk ka një normë për sjelljen seksuale. Çdo grua dhe çdo çift sillen, seksualisht, në mënyra të ndryshme.

Foshnja është e sigurt gjatë seksit sepse është e mbrojtur, e rrethuar me lëngun amnionik dhe muskujve të fortë të murit të mitrës. Nga bota e jashtme e ndan dhe e mbron i ashtuquajturi plug i mukozës, i cili është i vendosur në qafën e mitrës, i pozicionuar në një distancë të sigurt nga vagina

Edhe fëmija do ta ketë më mirë, sepse ai do të kënaqet me lëkundje të nxitura me kontraktimet, si dhe për shkak të valës hormonale të disponimit të mirë që do të spërkasë organizmin tuaj më pas.

Në qoftë se juve apo partnerit tuaj ju pengon barku duhet të eksperimentoni me pozita të ndryshme për të gjetur atë që ju përshtatet më së miri. Të ashtu quajtura pozita misionare (gruaja poshtë, mashkulli lart) nuk është e preferuar për gratë shtatzëna.

Provoni pozicionin lugë, ku të dy shtriheni me njërën anë – ju përpara, kurse partneri juaj pas jush (i ngjitur me trupin tuaj), ose ashtu që ju do të jeni lart …

Seksi oral është, përgjithësisht, i sigurt. Burri nuk duhet të fryjë ajër në vaginën e gruas. Kjo mund të jetë shumë e rrezikshme, sepse shkakton emboli ajri, të cilat janë vdekjeprurëse.

Është shumë më mirë të evitohet seksi anal gjatë shtatzënisë. Enët e gjakut që rrethojnë anusin janë të zgjeruara dhe dëmtohen lehtësisht gjatë shtatzënisë.

Ndonjëherë ndodh që partneri nuk është i interesuar për seks. Gruaja bën mirë ti thotë burrit se prekja e tij e kënaq dhe të dy të përpiqen të gjejnë pozicionin seksual që është më i mirë për të dy.

Për çdo rast, nëse ekziston edhe dyshimi më i vogël, duhet shkuar për konsultime te gjinekologu, sepse asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti, si i nënës, ashtu edhe i bebes. Mirëpo, nuk duhet të dëshpëroheni, por të kërkoni mënyra të reja të shfaqjes së dashurisë dhe të butësisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat