Arsyeja pse bëhen njerëzit ziliqarë

Life style

Arsyeja pse bëhen njerëzit ziliqarë

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 20:03

Kush dhe pse bëhet ziliqarë? “Problemi lind qysh në fëmijëri dhe në lidhjen me prindërit. Më të rrezikuarit janë ata fëmijë që nuk marrin të njëjtën dashuri me fëmijët e tjerë, dhe që nuk iu tregohet vlerësmi apo kujdesi i duhur”, thotë psikoligu italian Luigi De Maio, i cili ka zhvilluar një studim lidhur me njerëzit ziliqarë.

Shpesh, ata të cilët nuk kanë marrë dashurinë e duhur, përballen me rregulla që shpesh i vendosin vetë, duke u bërë më agresivë dhe më ziliqarë në mënyrën e tyre të veprimit.

“Në njëfarë mënyre, njeriu i rritur ziliqar, është sikur jeton ende në botën e prindërve kur nuk kujdeseshin siç duhet. Studime të ndryshme kanë treguar se zilia është më e shpeshtë te femrat. Arsyeja mund të jetë e lidhur me faktin se kultura e përditshme, i nënvlerëson kryesisht sjelljet e femrave, duke bërë që tek ajo të lindë një zili e verbër”, shprehet De Maio.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat