Ngjyra e veshjes që bën për vete mashkullin

Life style

Ngjyra e veshjes që bën për vete mashkullin

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 16:58

Fustan i ngjitur pas trupit mund të qëllojë në shenjë tek ai? Shkenca thotë jo. Për më tepër këshillon ngjyrën e kuqe. Është ky rezultati i një studimi amerikan në New York, i Universitetit të Rochester, i publikuar në revistën shkencore “Journal of personality and social psychology”.

Studiuesit iu treguan 100 meshkujve, një sërë fotografish të vajzave të veshura në mënyra dhe me ngjyra të ndryshme, duke iu treguar se me cilën prej tyre do të donin të kalonin një mbrëmje intime.

Në disa fotografi shfaqej e njëjta femër e veshur me ngjyra të ndryshme, por u vu re se ajo cilësohej më tërheqëse në rastin kur ishte veshur me të kuqe. Kësisoj drejtuesit e studimit këshillojnë femrat se e kuqja është ngjyra e duhur, nëse duan që të bëjnë për vete një mashkull.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat