Performon Nudo !

Life style

Performon Nudo !

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 10:04

Milo Moire, një performuese arti dhe psikologe gjermane, ka guxuar të dalë tërësisht e zhveshur pak metra larg muzeut Art Basel, ku ka ecur nëpër rrugët plot me njerëz, ka udhëtuar me autobus dhe rrugëtimi i saj ka përfunduar pas blerjes së një bilete për t'u futur në Art Basel, veprim pas të cilit ajo ka veshur një fustan të zi.
Në blogun personal, ajo ka shkruar:

Performanca "Sistemi i shkrimit" është frymëzuar nga teoria e psikologjisë cognitive e shkrimit. Çdonjëri nga ne i njeh këtë shkrime (për shembull, shkrimet në restorante), të përsëritura, pasoja të stereotipizuara veprimesh, për të cilat ne punojmë çdo ditë. Veçanërisht herët në mëngjes gjatë rrugës për në punë, ne punojmë pothuajse automatikisht, shpesh pa e vënë re mjedisi përreth nesh.

Është kjo verbëri e përditshme ajo çfarë doja të tregoja nëpërmjet performancës time. E padukshmja i bën të dukshme dhe i shpërndan çrregullime të tilla si spore për një mendim të çliruar.

Art Basel që në vitin 1970 është kthyer në platformën e premierave të artit bashkëkohor ndërkombëtar që mbledh së bashku artistë nga e gjithë bota në shfaqjet e tij vjetore të gjendura në tre kontinente, Evropë, Amerikë e Veriut dhe Azi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat