Horoskopi, 4 Korrik 2014

Life style

Horoskopi, 4 Korrik 2014

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 08:56

DASHI 21/3 - 20/4

Partneri dhe familjarët nuk do t’ju lërë të mërziteni për asnjë moment sot. Bëjini mirë llogaritë dhe shpenzoni fillimisht për gjërat më të domosdoshme.

DEMI 21/4 - 21/5

Bëni kujdes gjatë kësaj dite që të mos josheni nga gjithkush. Një nga personat që mund t’ju tërheqë mund t’ua prishë mendjen dhe planet që kishit për sot.

BINJAKET 22/5 - 21/6

Binjakët sot do të jenë më të gatshëm për të nisur një histori dashurie sesa aventura të këndshme. Kujdes, zgjidhni personin e duhur të cilit doni t’ia rrëfeni gjërat tuaja.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Financat tuaja do të ekuilibrohen. Mos harroni se keni dikë në krah, i cili ju dashuron marrëzisht. Mos e mërzisni me detaje të vogla.

LUANI 23/7 - 21/8

Planetët do të jenë të favorshëm për financat tuaja. Buxheti do të përmirësohet ndjeshëm edhe falë projekteve për të cilat keni punuar këto muaj.

VIRGJERESHA 22/8 - 23/9

Virgjëreshat sot do të kenë një jetë sentimentale të mbushur me emocione. Përgatituni për momente të mrekullueshme, por mos shpenzoni shumë.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Do ta keni edhe sot të vështirë të bëni për vete atë që doni. Bëni durim sepse së shpejti priten ndryshime pozitive. Në planin financiar do t’ju jepen mundësi të mira.

AKREPI 24/10 - 22/11

Mos qëndroni për asnjë moment vetëm sot sepse jo vetëm që do të mërziteni, por edhe do të bini në pesimizëm. Mund të lindin edhe mosmarrëveshje me partnerin.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Shigjetarët do të përjetojnë ndjenja të thella për dikë që e kanë njohur rishtazi. Shprehuni sa me shumë, në mënyrë që t’ju kuptojnë sa më mirë.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Që të mos përballeni me surpriza të pakëndshme në planin financiar duhet të tregoheni sa më të matur. Mos shpenzoni pa kriter. Mund të ngeleni keq më vonë.

UJORI 21/1 - 19/2

Për ta përmirësuar situatën financiare, mos shpenzoni fare sot. Do të kryeni transaksionet e nevojshme në ditët në vijim, ndaj është më mirë kështu.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Falë mbështetjes që do t’ju japë Venusi gjatë kësaj dite, do të rivendosni më në fund paqen në çift. Do ta toleroni partnerin dhe do t’i pranoni mendimet e tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat