Një recetë e thjeshtë anti-celulit

Life style

Një recetë e thjeshtë anti-celulit

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 18:52

Është e pamundur që të gjejmë një person në ditët e sotme, i cili nuk ka dëgjuar qoftë edhe një herë të vetme të flitet për celulitin dhe efektet e padëshiruara të tij, sa i takon pamjes së jashtme e veçanërisht stresin mendor dhe psikologjik që krijon tek femrat.

Më poshtë po ju tregojmë një recetë të thjeshtë dhe për më tepër, të shijshme kundër celulitit.

Për të nevojiten: një qitro e qëruar, një limon, tri portokaj dhe 2 cm xhinxher. Pasi t’i shtrydhni limoni, qitron dhe portokallin, përziejini bashkë me xhinxherin dhe hidhini në një gotë. Këshillohet që ky lëng të konsumohet esëll në mëngjes ose pas stërvitjes.

Disa nga efektet pozitive të kësaj pije, përveç se ndihmon në “luftën” kundër celulitit, është se detoksifikion, qartëson dhe përmirëson pamjen e lëkurës. Është një përzierje e cila jep energji dhe shkrin dhjamin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat