“Dua të të varrosim si hero i dashuri im” (FOTO)

Life style

“Dua të të varrosim si hero i dashuri im” (FOTO)

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 13:54

Ish- Zonja e Parë e Filipineve, Imelda Marcos, festoi 85- vjetorin e lindjes me një vizitë solemne te trupi i të shoqit, ish- diktatorit Ferdinand Marcos.

Ajo puthi arkivolin e qelqtë ku është i shtrirë trupi i të shoqit me xhaketë të bardhë.

Ish- lideri i Filipineve është i pavarrosur që pas vdekjes së tij në vitin 1989 dhe mbahet në një arkivol me temperaturë të kontrolluar në një mauzoleum.

Imelda përsëriti sërish dëshirën e saj, që i shoqi të varroset si një hero, edhe pse kjo kërkesë i është kundërshtuar vazhdimisht nga qeveria.

Imelda, që tani është ligjvënëse në kongres, mori pjesë në një meshë me djalin dhe vajzën.

Ajo madje u shpërndau para cash të varfërve në rrugë.

Ajo u bë e famshme sidomos për koleksionin e saj të këpucëve. Kur u rrëzua i shoqi, u zbulua se ajo kishte 3400 palë këpucë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat