Ishulli i gjarpërinjve, qeveria ndalon hyrjen (Foto)

Life style

Ishulli i gjarpërinjve, qeveria ndalon hyrjen (Foto)

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 09:16

Quhet Ilha de Queimada Grande, dhe ndodhet në brigjet e San Paolo, por njihet ndryshe si Snake Island dhe është një nga ata ishuj, të cilin mund ta shikosh vetëm në libra apo në fotografitë e publikuara online. Qeveria braziliane ka ndaluar hyrjen në këtë ishulll për shkak të rrezikshmërisë nga i zoti i shtëpisë, gjarpri i artë. Një njollë jeshile në mes të detit, rreth 40 kilometra nga bregu është bërë e ndaluar për vizitorët, për shkak të pranisë së mbi katër mijë ekzemplarësh Bothrops Insularis, emri shkencor gjarprit të artë. Ky lloj gjarpri njihet si më helmuesi në botë dhe në disa raste helmi i tij arrin të shkrijë lëkurën e njeriut. Të vetmit që kanë mundësinë të vizitojnë këtë ishull janë shkencëtarët e autorizuar nga qeveria për të studiuar këta lloj gjarprinj. Ndërsa kush ndër vite ka tentuar të vizitojë ishullin, e ka paguar me jetë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat