Detaji në veshje që ju bën të dukeni të shëndosha

Life style

Detaji në veshje që ju bën të dukeni të shëndosha

Më: 12 maj 2014 Në ora: 16:26

Sipas stilistëve dhe personave të cilët merren gjerësisht me modën, për të gjithë ato femra që duan të duken të shëndosha, këshillohet të veshin fustane me vija horizontale. Sipas stilistëve, nëse vishni një veshje (fustan, bluzë, pantallona etj) me vija horizontale, do të dukeni më të shëndosha, në krahasim me atë që do të dukeshit nëse do të përdornit një veshje me vija vertikale.

Ky ndryshim vihet re sipas iluzionit optik të Helmholtz. Sipas një studimi, veshjet me vija vertikale, jo vetëm do t’ju bënin të dukeni më të dobëta, por edhe më të gjata. Studimi ka arritur në përfundimin se veshja me vija horizontale e ul gjatësinë e personave me 4.5%, ndërsa vijat vertikale e rrisin me 7.1%. Por, mos harroni se gjithmonë ngelemi në kuadrin e një iluzioni optik.

Është menduar edhe se ky iluzion mund të funksionojë vetëm për figurat dydimensionale, por eksperimentet e tjera të bëra me cilindrat dhe figurat katrore, ka vërtetuar të kundërtën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat