Michelle Obama: Na ktheni vajzat tona!

Life style

Michelle Obama: Na ktheni vajzat tona!

Më: 8 maj 2014 Në ora: 15:06

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka postuar një foto në Tëitter me një pankartë në duar ku shkruhet: “Na ktheni vajzat tona!”

Zonja e Parë lutet për vajzat e rrëmbyera nga shkolla nga grupi islamik i rebelëve të Boko Haramit. Michelle Obama ka thënë se SHBA është duke ndihmuar dhe po jep asistencën e saj për gjetjen dhe vendndodhjen e tyre.

“Lutjet tona janë për vajzat nigeriane të rrëmbyera dhe për familjet e tyre. Është momenti që ta na i riktheni” , ka shkruar Michelle në Twitter. Për këtë çështje ka folur edhe presidenti Barack Obama duke thënë se SHBA po bën gjithçka që mundet për të lokalizuar vendndodhjen e tyre.

“Ne kemi dërguar një ekip me një kombinim forcash ushtarake, për të gjetur 200 vajzat e rrëmbyera. Kjo është një ngjarje e tmerrshme", tha Obama duke e cilësuar organizatën Boko Haram si më të rrezikshmen në atë rajon.

Barack Obama ka thënë që ndërkombëtarët duhet të mobilizohen për ndërmarrë veprime kundër terroristëve të grupit islamik të Boko Haramit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat