Momenti shokues përpara se ai të rrëmbehej për t’u torturuar për vdekje (Video)

Life style

Momenti shokues përpara se ai të rrëmbehej për t’u torturuar për vdekje (Video)

Më: 23 prill 2014 Në ora: 20:34

Ky është momenti kur një politikan ukrainas sulmohet nga turma pro- ruse, përpara se të rrëmbehej dhe më pas të torturohej për vdekje nga militantë të maskuar.


Trupi i deputetit Vladimir Rybak dhe një personi tjetër u gjet në qytetin Sloviansk, që mbahet nën kontrollin e rebelëve.


Ai ishte hedhur në lumë pasi ishte torturuar barbarisht.


Vdekja e tij ka nxitur qeverinë ukrainase që të prishë armëpushimin me rebelët pro- rusë.


Rybak sulmohet nga turma, përfshi një person i veshur me kamuflazh.


Rybak kishte tentuar që të hiqte flamurin e Republikës separatiste të Donetsk-ut.


“Mbi trupin tim të vdekur do e heqësh atë flamur,” bërtet një person.


Pas këtij momenti, Rybak largohet. Pak më vonë ai u rrëmbye nga persona me veshje kamuflazh.


Ukraina është angazhuar për të likuiduar të gjithë forcat pro- ruse në lindje.


Brenda pak orësh u tha se ishte çliruar qyteti Sviatogorsk.


Rusët janë përgjigjur duke thënë se mund ta pushtojnë Ukrainën nëse vazhdon kjo ofensivë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat