Katër produktet e lëkurës që duhet t’i mbani gjithmonë në çantën e palestrës

Life style

Katër produktet e lëkurës që duhet t’i mbani gjithmonë në çantën e palestrës

Më: 21 prill 2014 Në ora: 12:10

Nëse jeni në një periudhë që po i kushtoheni intensivisht palestrës dhe gjimnastikës duhet të dini se cilat janë saktësisht gjërat që duhet të fusni në çantën tuaj të sportit. Ja 4 objektet qw duhet ti keni gjithsesi.
1) Pecetat e lagura të fytyrës me të cilat duhet të pastroni makijazhin para se të djersisni. Kjo është e rëndësishme, pasi çdo gjë që ndodhet në lëkurën tuaj, e kombinuar me djersën, bllokon poret. Nuk është estetike të fshini fytyrën tuaj me një nga peshqirët e bardhë të gjimnastikës dhe të shihni fytyrën tuaj të ndezur përsëri.

2) Një shishe udhëtimi me një larës të butë për të freskuar lëkurën pas stërvitjes. Është e domosdoshme të jetë një larës i butë (si p.sh Cetaphil), sepse të frekuentuarit palestrën, ju detyron të lani më shpesh fytyrën dhe pastrimi i shpeshtë dhe i ashpër eliminon vajin dhe ju shkakton të çara në lëkurë.

3) Deodoranti. Por jo vetëm për sqetullat. Përdoreni në të gjitha zonat në të cilat mund të keni kruarje për shkak të djersës, ai krijon një shtresë mbrojtjeje për zonat delikate.

4) Krem hidratant me faktor mbrojtës. Ju jeni duke bërë diçka të mirë për shëndetin tuaj, kështu që mbajeni vrullin lart dhe sigurohuni që edhe lëkura juaj do të jetë e mbrojtur pjesën tjetër të ditës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat