A është kjo prova se monstra e Loch Ness ekziston? (FOTO)

Life style

A është kjo prova se monstra e Loch Ness ekziston? (FOTO)

Më: 20 prill 2014 Në ora: 11:15

Prej vitesh është spekuluar me këtë fakt.


Entuziastët mendojnë se në liqenin Loch Ness në Skoci jeton një monstër, e cila është fotografuar disa herë, por asnjëherë nuk ka pasur prova përfundimtare për ekzistencën e tij.


Tani të apasionuarit pas kërkimit për monstrën e Loch Ness thonë se kanë gjetur prova të forta.


Sipas tyre, krijesa është fotografuar nga një satelit.


Ekspertët i kanë studiuar pamjet për gjashtë muaj dhe janë të bindur se në imazhe shfaqet bisha.


Bëhet fjalë për disa foto satelitore të hartave të Apple.


Legjenda e monstrës së Loch Ness ka nisur që në shekullin e gjashtë, kur një murg pati deklaruar se vendasit po varrosnin një njeri, të sulmuar nga një bishë e ujit.


Një foto e vitit 1934 thuhet se dokumenton ekzistencën e tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat