Burimet e pakënaqësisë dhe si të tejkalohen ato

Life style

Burimet e pakënaqësisë dhe si të tejkalohen ato

Më: 20 prill 2014 Në ora: 09:22

Shumë njerëz kur janë të shqetësuar, kërkojnë “ilaçe” që veprojnë shpejt për përmirësimin e disponimit, dëgjojnë muzikë, shikojnë filma, pinë ndonjë gotë apo të ngjashme. Por gjendja e pakënaqësisë nuk është infeksion që duhet shëruar.

Pakënaqësia shkaktohet zakonisht nga një ngjarje dhe në atë duhet të përqendrohemi. Njerëzit zakonisht nuk përballen mjaftueshëm me shkaktarët e pakënaqësisë së tyre, por do të duhej, sepse aty qëndron zgjidhja.

Psikologu Gaius Vinci, i cili njëkohësisht është edhe autor i librit, “Emotional First Aid : Practical Strategies for Treating Failure, Rejection, Guilt and Other Everyday Psychological Injuries”, thekson tri shkaqet më të zakonshme të zemërimit dhe ofron zgjidhje.

Refuzimi
Kjo është një dukuri e përditshme. Ka shumë shembuj të kësaj, për shembull, kolegët mund të bien dakord për të shkuar së bashku në një pushim dhe nuk ju ftojnë juve. Truri ynë është projektuar në atë mënyrë që të reagoj në mënyrë refuzuese edhe ndaj atyre njerëzve për të cilët kemi konsideratë.

Zgjidhja: Në qoftë se ndiheni të ofenduar, sepse kolegët tuaj nuk ju ftojnë për të shkuar me ta, organizoni udhëtimin me një tjetër grup më vonë, jo për inati të grupit të parë, por për të fshirë ndjenjat e refuzimit në vetvete. Dhe këtë mund ta bëni sa herë që mendoni se jeni injoruar, pra vetëm mendoni për të gjetur një mënyrë që pakënaqësinë ta shkulni me rrënjë.

Komplimentet

Kjo tingëllon kontradiktore, por komplimentet janë gjithmonë të mira. Njerëzit me vetëbesim të ulët nuk i përgjigjen mirë komplimenteve, sepse kjo është në konflikt me pikëpamjen e tyre për veten e tyre dhe kjo mund të bëjë të ndihen edhe më keq. Gaius Vinci merr shembullin e një adoleshenteje e cila nuk mund të gjej një të dashur, por që prindërit i shprehin komplimente në lidhje me bukurinë e saj, për çka ajo mund të shpreh mllefin duke u përgjigjur, “Nëse jam aq e bukur, pse nuk kanë një të dashur”?

Zgjidhja: Kur të gjithë ju shprehin komplimente dhe nuk pajtoheni me ta, praktikoni vetë afirmimin tuaj. Mendoni për cilësitë që ju keni në çdo fushë që lidhet me meritat për të marrë një kompliment. Pastaj shkruani disa fjali se pse këto cilësi janë të rëndësishme. Gaius Vinci përmendi një shembull : “ Po, ndoshta unë nuk jam i jashtëzakonshëm, por unë dua të ndihmoj të tjerët, kam një sens të mirë të humorit, ose jam tip emocional dhe di se si të dëgjoj të tjerët”. Kur këtë ia thoni vetvetes, disponimi do të përmirësohet.

Shqetësimi
Ndjenja e shqetësimit është normale, por në sasi të caktuara. Sociopatët e kanë shumë pak atë ndjenjë, kurse te njerëzit e shqetësuar mbretëron më shumë ndjenja e fajit. Sasia normale mund të ndikojë në parandalimin e veprimit që mund të dëmtojë një person apo ndjenjat e tij. Kur ndjehemi fajtorë, nuk mund të jemi në një humor të mirë.

Zgjidhja: Një nga gjërat që mund të na ndihmojë që të ndihemi më mirë, është të kërkojmë falje. Problemi është se shumë nuk dinë për të kërkuar falje si duhet. Mënyra me të cilën kërkoni falje varet nga situata, pra veproni ashtu siç ndjeni se duhet kërkuar falje.

Arritja e lumturisë

A e ke pasur ndonjëherë ndjenjën se nuk je duke arritur shpejt qëllimin tënd dhe për atë arsye e ke gjetur veten duke mos e vlerësuar të tashmen? Një ndjenjë sikur diçka është duke ta mbajtur larg teje lumturinë deri në momentin që do arrish qëllimin?

Problemi i vetëm i asaj ndjenje është se gjatë gjithë kohës që ti je i fokusuar ta arrish qëllimin, ti nuk je i lumtur, humbet të tashmen dhe jeta të kalon para syve pa e vërejtur. Ti mund të jesh i lumtur pa qenë e rëndësishme se ku ndodhej në jetën tënde. Mos e bëj kurrë gabimin të mendosh se do jesh i lumtur atëherë kur do e arrish këtë apo atë në të ardhmen.

Nëse je i trishtuar tani, do jesh i trishtuar edhe atëherë kur të kesh arritur qëllimin, përderisa nuk e ndërron mënyrën e të menduarit. Lumturia ka shumë pak të bëj me suksesin material apo social.

"Kushdo që e dëshiron lumturinë, dhe që e mëson dhe e zbaton formulën e drejtë mund të bëhet një person i lumtur." Kjo është këshilla e “babait të mendimit pozitiv” , Norman Vincent Peale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat