Biznesmenit i gjenden 12 shufra ari brenda në stomak

Life style

Biznesmenit i gjenden 12 shufra ari brenda në stomak

Më: 18 prill 2014 Në ora: 19:42

Një kirurg në kryeqytetin indian, Delhi, tha se kishte zbuluar 12 shufra ari në stomakun e një biznesmeni.


Sipas BBC, 63- vjeçari shkoi në spital, duke u ankuar për vështirësi në urinim dhe të vjella.


Ai u tha mjekëve se kishte gëlltitur një kapak shishe gjatë sherrit me gruan.


Por kur mjekët e operuan, zbuluan shufrat e arit që peshonin rreth 400 gram.


Autoritetet e kanë konfiskuar arin dhe e kanë marrë në pyetje biznesmenin.


Mjeku që e operoi, tha se nuk kishte parë kurrë diçka të tillë.


India është konsumatori më i madh i arit.


Së fundmi, vendi ka njohur një rritje të kontrabandës së arit pas rritjes së taksave për të penguar importin e metalit të çmuar.


Vitin e shkuar qeveria i rriti taksat për importin e arit deri në tre herë. Kështu, importi i arit, që kishte arritur kulmin në maj me 162 mijë kilogramë të importuar, zbriti në 19.300 kilogramë në nëntor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat