Më do, nuk më do

Life style

Më do, nuk më do

Më: 10 prill 2014 Në ora: 09:33

Një ndër shenjat më të qarta që do të duhej ta mbanit janë reagimet e tij pas seksit.
Nëse ka kërcyer nga krevati dhe ka kaluar pragun e dhomës para se ju të jeni “ngirë” me frymë, përgjigjja është e qartë. Megjithatë, është e rëndësishme të dini që të vetmet momente kur mashkulli nuk mendon për seks janë pikërisht ata pak minuta pas seksit (shkencërisht e konstatuar!)

Pikërisht përkëdheljet e buta dhe pëshpëritja e përgjumura, të cilat e bëjnë femrën të kënaqur një kohë të gjatë pas seksit, janë shenja dukshëm të sigurta për një lidhje të gjatë.

Trupat e bashkuar, fjalët e bukura dhe gjestet e kujdesshme pas marrëdhënieve seksuale janë rezultat i çdo loje të dashurisë, transmeton Telegrafi.

Mbrojtja – nga fillimi deri në fund
Ndodh! Në momente afshi, kur ju pushtojnë dridhjet dhe dëshironi që sa më parë të zhvishni rrobat dhe të arrini deri në plotësimin e dëshirës, vërtet nuk është e vështirë të harrohet – kontracepsioni!

Mirëpo, mashkulli i kujdesshëm do të fillojë bisedën rreth prezervativit në çastin e duhur dhe në mënyrë taktike, duke mos prishur kënaqësinë e lojës. Aq më tepër, ai në mënyrë të drejtë dhe diskrete do të lirohet nga “mbetjet” derisa ju jeni akoma në “mjegullën” posorgazmike apo duke dremitur. Aq më mirë, mashkulli i kujdesshëm do të jetë me ju edhe kur të “zgjoheni”dhe mbase edhe do t’ju gatuaj ndonjë ushqim të shijshëm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat