Sinjalet se si shoqeria mund të kthehet në dashuri!

Life style

Sinjalet se si shoqeria mund të kthehet në dashuri!

Më: 10 prill 2014 Në ora: 07:02

Ajo është gjithmonë kur ju nevojitet më së shumti. Ai është personi të cilin dëshironi ta shihni në punë. Ju jeni shokë shumë i mirë dhe i ngushtë, etj...
Nganjëherë dashuria është një emocion i mbrehtë që shpërthen papritmas, por në shumë raste zhivllohet ngadalë pas një shoqerie të sinqertë si një bazë themelore e saj. Shenjat të cilat shoqerija juaj mund të kthehet në dashuri fillojnë nga metamorfozat të cilat përfshijnë gjuhën e trupit, ndryshimet në sjellje dhe pergjigjijet më të forta emocionale. Për më shumë Puhia.com do ju sjellë disa nga kshillat që mund ti lexoni më poshtë.

Gjuha e trupit
Gjuha e trupit është njëra nga indikatorët më të qartë se si dikush ndjehet ndaj jush. Dikush që është i interesuar në dikë, fillon të paraqes shenja ligësije kur ndodhe para atij personi. Meshkujt zakonisht vështrojnë ngulitshëm së paku tetë sekonda nëse janë goditur nga dashuria ose ngrisin njërën vetull lartë ose duken të befasuar kur flasin me ty. Ndersa, vazjat zakonisht përkdhelin apo ledhatojn flokët e tyre, luajn me varsët apo bizhuterit qe i bartin, kryqezojn dhe q’kryqezojn këmbët dhe lëpijnë buzet. Meshkujt poashtu edhe vajzat gjithmonë do gjejnë ndonjë arsyeje për tu prekur. Në përgjithesi nëse dikush është i interesuar në ju ai/ajo do gjejë arsyen medoemos që të jeni rrotull teje.

Ndryshimet delikate në sjellje
Nëse ndjenjat e shokut apo shoqes suaj kan ndryshuar përreth teje, disa shenja mundë të jenë delikate, por prapë se prapë të kuptueshme. Ju mund ta kuptoni kur sjelljet e shokut/shoqes suaj kan ndryshuar. Ai/Ajo do mundohet të bije në sy tuaj sa më shumë që është e mundshme, duke u përkujdesur për dukjen e tij/saj, duke u përpjekur që të duket sa më bukur në prezencen tuaj. Gjithashtu ju mund ta kuptoni nga rritja e interesit të tij ndaj jush në hobit tuaj, familjes dhe shoqëris. Shoku apo shoqja juaj fillon të jetë më I hutuar se zakonisht ose I lodhur me probleme të gjumit.

Kjo më siguri është rezultat i ankthit apo shqetësimit dhe pa e ditur shoku/shoqja juaj është duke kaluar në një eksperiencë të ndryshme pasi që ndjenjat rreth jush kan filluar të ndryshojnë.

Përgjigjije më të forta emocionale
Nëse e kuptoni se ju ndjeheni i shqetësuar kur nuk dëgjoni për një kohë të shkurtër nga shoqeja/shoku juaj ose nëse nuk merrni ndonjë përgjigjije të shpejtë nga ai/ajo në telefon apo email, kjo mund të jetë një shenjë qe le të kuptojë që ndjenjat për shokun/shoqen tuaj janë duke u rritur. Mbase ndiheni e pa-rehatshëm kur ai është në një takim me dikë tjetër dhe ju mund ta gjeni dukë bërë komente negative rreth atij përsoni me të cilin shoku juaj ka dalur në takim. Mbase ju jeni duke gjetur çfardo justifikimi për ta monopolizuar kohën e tij. Ju gjithashtu mund të flirtoni me shokun/shoqen tuaj dhe në fund të flirtimit do I thuani ishte vëtm hajgare, e cila zvogëlon rrezikun për ta tradhëtuar vullnetin tuaj.

Një diskutim i hapur dhe i ndershëm
Nëse jeni të vendosur dhe me plotë vetëbesim se ndjenjat për shokun/shoqen tuaj kan ndryshuar, opsioni më i mirë do ishte të keni një bisedë të hapurë dhe të ndershme rreth kësaj situate. Duke e injoruar shokun/shoqen tuaj në menyrë që ti kontrolloni emocionet tuaja vetëm do të krijoj konfuzione, dhe duke i mohuar ndjenjat e tuaja le të kuptohet se ju jeni duke e mashtruar vetën se jeni duke e vazhduar lidhjen në mënyrë të fshehur. Ju mund të keni frikë se një bisedë e tillë mund të ndryshoj apo shkatërroj shoqerin tuaj, por kjo është më shumë emocionale se sa një pergjigjije racionale. Nëse ndjenjat tuaja më të vërtetë kanë ndryshuar, atëhere lidhja mes ju të dyve tashmë ka ndryshuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat