I gjatë, zeshkan, i bukur? Janë këto gjëra që vërtet i kërkojnë femrat

Life style

I gjatë, zeshkan, i bukur? Janë këto gjëra që vërtet i kërkojnë femrat

Më: 9 prill 2014 Në ora: 06:59

Besnikëria është një ndër karakteret më të rëndësishme të mashkullit të vërtetë
I gjatë, i bukur, zeshkan, i logjikshëm dhe plot humor...Ç’dëshirojnë femrat? Po sjellin listën e disa cilësive të cilat ato i kërkojnë tek meshkujt.

Besnikëria
Besnikëria është njëri ndër karakteret më të rëndësishme të mashkullit të vërtetë, ndonëse është e vështirë të parashikohet, posaçërisht kur kihen parasysh rezultatet e anketës e cila tregon që madje 60 për qind e meshkujve së paku njëherë i kanë tradhtuar partneret.
Zgjidhja është te seksi. Po qe se keni marrëdhënia të mira seksuale, nuk keni arsye të brengoseni për besnikërinë e tij.

Sjelljet
Çdo mashkull i vërtetë duhet të jetë i edukuar, i njerëzishëm, i kujdesshëm ndaj kërkesave të femrës. Nuk ka arsye që mashkulli të mos jetë zotëri, posaçërisht kur është fjala për marrëdhëniet mashkull – femër.

I gatshëm për bisedë
Mashkulli i vërtet nuk u shmanget përgjigjeve dhe nuk rrudh krahët. Ai merr pjesë në bisedë dhe ju shikon drejt në sy derisa bisedoni, që do të thotë që vërtet është i interesuar për atë që flisni. Meshkujt të cilët nuk janë të drejtpërdrejtë janë burracakë.

Sinqeriteti
Mashkulli i vërtetë gjithmonë e thotë të vërtetën, e jo atë që dëshiron ta dëgjojë. Ç’është e vërteta, herë-herë mund të jetë e dhembshme, mirëpo është më mirë se sa të keni partnerin i cili ju gënjen sapo hap gojën.

I vendosur
Kjo do të thotë që është në gjendje të kujdeset për veten dhe t’u qaset problemeve në mënyrë të qetë dhe të pjekur. Ai nuk është e thënë të jetë i pasur, mirëpo patjetër duhet të dijë të fitojë para dhe të kujdeset për to. Meshkujt piqen më ngadalë dhe shumica e femrave “ngatërrohen” me tridhjetëvjeçarët të cilët sillen si adoleshentë.

Të kenë vetëbesim
Mashkulli i mirë i beson vetes dhe di se ku janë kufijtë. Vetëbesimi është tregues që do të jenë besnikë ndaj vetes dhe vështirë se do të ndryshojnë apo të befasojnë me ndonjë veprim negativ.

Të kenë qëndrim pozitiv
Qëndrimi i këtillë është tregues që njeriu është i kënaqur me jetën e tij. Njerëzit pozitiv janë më të guximshëm por janë në gjendje edhe të buzëqeshin dhe t’i bëjnë të lumtur personat e afërm. Meshkujt me qëndrim pozitiv janë optimistë dhe kërkojnë gjëra të mira, për dallim nga ata me qëndrim negativ të cilët në çdo gjë shohin me sy të keq dhe vazhdimisht ankohen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat