Një veprim i kënaqshëm, zhduk rrudhat dhe përmirëson humorin

Life style

Një veprim i kënaqshëm, zhduk rrudhat dhe përmirëson humorin

Më: 8 prill 2014 Në ora: 17:57

Të puthurit i bën mirë shëndetit dhe jo thjesht sepse thuhet me fjalë, por sepse është e provuar shkencërisht.

Kështu thuhet se puthja plot pasion e njeriut që dashuroni ndihmon kundër dhimbjes së kokës, stresit, ankthit por largon edhe humorin e keq.

Sipas shkrimtares Andrea Demirjian, e cila jeton në Manhatan (SHBA), e cila ka krijuar një libër enkas për të puthurit, thuhet se ky veprim është një aleat tejet i dobishëm për shëndetin, në gjendje për të mbajtur nën kontroll presionin e gjakut, dhimbjen e kokës etj.

Ndër të tjerja thuhet se puthja është një mënyrë e kënaqshme për mirëqenien e gojës dhe në veçanti të dhëmbëve, pasi në këtë mënyrë mbahen më higjienik.

Demirjian thotë se një puthje e mirë dhe plot pasion arrin që të përmirësojë humorin dhe vetëvlerësimin, si dhe parandalon shfaqjen e rrudhave.

Dhe nëse gjithë këto arsye nuk do të mjaftonin, një studim gjerman thekson se puthja e partnerit çdo mëngjes është një mënyrë e mirë për të luftuar plakjen dhe për të shtuar jetëgjatësinë deri në 5 vjet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat