Kazanova më i madh i Londrës, jeton ende me nënën

Life style

Kazanova më i madh i Londrës, jeton ende me nënën

Më: 6 prill 2014 Në ora: 14:33

Ndonëse 25-vjeç, ai pretendon se brenda një viti ka fjetur me 200 femra. Por edhe pse kazanov, Ben James jeton ende me nënën e tij.
Ne gjithë fama e tij ka nisur nga fuqia dhe atributi që i ka dhënë media sociale, sidomos Twitter. 25-vjeçari nga Londra pranon me kënaqësi se femrat i bënë shumë lehtë për vete, duke i dërguar komplimente në twitter, e më pas ato i nisin dhe fotot ‘selfie’ nudo. Madje Ben James pranon se ato i kërkojnë vetë që ai të kryejë marrëdhënie seksuale. Ai tashmë ka 74,000 ndjekës në rrjetin social dhe thotë se çelësi i suksesit me femrat është të jesh sa më i çiltër dhe të thuash ato fjalë që askush tjetër nuk do të guxonte t’i thoshte.

Ai thotë se zakonisht ka nga 4-5 partnere njëkohësisht, ndërsa thotë se kur i mërziten, i ndryshon lehtësisht. Ben jeton në një shtëpi të vogël me të ëmën, e cila thotë se nuk i pengon ta ndajë shtëpinë me ‘hamshorin’ më të madh në Britani, transmeton bw. “Nënës sime nuk i pengon asgjë që bëj unë. Ndaj unë e respektoj shumë. Ajo mendon se vazhdimisht vjen e njëjta femër, e jo të ndryshme. Babai im ka qenë hamshor sikur unë kur ka qenë i ri”-thotë ai. Ndërkohë, Ben është producent televiziv dhe tani është në bisedime me MTV-në për një reality-show urban të quajtur “Është zakon i Londrës”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat