“I fejuari im s’e ka problem, atij i shkoj çdo natë” (fotot)

Life style

“I fejuari im s’e ka problem, atij i shkoj çdo natë” (fotot)

Më: 23 tetor 2012 Në ora: 23:08

Një hotel me pesë yje në Britaninë e Madhe refuzoi martesën e një çifti, duke thënë se ata nuk janë tipi i njerëzve që martohen aty.

Mesa duket shkaku ishte puna që bën nusja e ardhshme. Pauline Bailey, 27 vjeç, punon në hotline, ose linjat e nxehta. Ajo del në kanalet televizive për të rritur duke pritur telefonata erotike, e veshur me të brendshme dhe çizme.
E diplomuara për juridik punon për Red Light Central TV dhe Playboy TV Chat.
“Kam qenë një modele part- time për pesë vite,” thotë ajo.
“Pasi u diplomova dhe mbarova masterin, e vazhdova këtë punë, pasi ishte financiarisht e mirë”.
Telefonatat në këto kanale kushtojnë rreth 2 sterlina për minutë.
Pauline thotë se i fejuari i saj nuk e ka problem këtë punë.
“Ai është dakord me këtë gjë dhe unë i shkoj atij çdo natë në shtëpi”.
Lajmërimi që kanë marrë nga hoteli i ka lënduar shumë, pasi ata thonë se janë njerëz shumë të mirë. Hoteli nga ana e tij deklaron se nuk është puna e vajzës arsyeja pse i kanë refuzuar ata.



.jpg" />

.jpg" />


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat