Këto janë pamjet e pabesueshme të amerikanit 37 vjeçar, Richard Le Norris, që i është nënshtruar transplantimit më intensiv të fytyrës.
Norris, që u plagos në vitin 1997 gjatë një aksidenti me armë, shtatë muaj më parë tregoi se si ai kishte një fytyrë të re, me nofulla, dhëmbë e gjuhë të re pas një operacioni që zgjati plot 36 orë në qendrën mjekësore të Universitetit të Maryland.
Tani fytyra e tij duket thuajse normale dhe ai është i gëzuar që ecën mes njerëzve dhe askush nuk i hedh një shikim të dytë.
Më shumë se 100 mjekë punuan për rindërtimin e fytyrës së tij, të udhëhequr nga mjeku Eduardo Rodriguez.