28-vjeçarja: Si përfundova duke bërë seks të çmendur me ish të dashurin, derisa i fejuari më...

Life style

28-vjeçarja: Si përfundova duke bërë seks të çmendur me ish të dashurin, derisa i fejuari më...

Nga: Bota sot Më: 16 gusht 2018 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Një femër 28-vjeçare ka rrëfyer për “The Sun” tmerrin që po e kalon me të të fejuarin e saj pas fejesës. Ajo ka thënë se i fejuari i saj ndryshoi shumë pas fejesës, mirëpo i dashuri i saj i parë është rikthyer në jetën e saj. Ajo ka treguar se si ka bërë seks me të, duke e tradhtuar të fejuarin, përcjell Bota sot.

Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e saj të plotë:

Një ish i dashur imi i vjetër, është rikthyer sërish në jetën time dhe përsëri kemi rënë në dashuri. Seksi me të është i mahnitshëm, por nuk e di se si t’ia bëj me të fejuarin tim të tanishëm.

Unë jam 28-vjeçare dhe jam në lidhje me të fejuarin tim tash e katër vitet e fundit. Jemi fejuar para një viti.

E gjitha ishte e mrekullueshme derisa ai vendosi për të ma blerë unazën.

Ai është 32-vjeçar dhe është kaq kritik për mua tani. Ai nuk më jep mua përqafimet dhe puthjet që i kam dashur dhe ai nuk i dëshiron ato prej meje.

Jeta jonë seksuale është zero këto ditë. Kur e pyes atë se pse po ndodh kjo, ai nuk më përgjigjet.

Isha në një kafene me një mike kur vura re një mashkull të veshur me elegancë që vazhdonte të më vështronte. E kuptova se ishte një djalë me të cilin isha në lidhje dashurie në shkollë. Ai është moshatar i imi dhe ishte dashuria ime e parë.

Ai erdhi për të biseduar me mua dhe unë ndjeva ndezje mes nesh siç nuk kam ndjerë për një kohë shumë të gjatë.

Më vonë, e gjeta në Facebook dhe pashë se ai ishte i divorcuar. Këmbyen mesazhe për disa javë. Filluan shakat mes nesh, pastaj kujtimet e vjetra dhe u rindez pasioni mes nesh.

Gjërat në shtëpinë time nuk ishin të mira, kështu që u takuam për një pije në një kafene. Folëm për orë të tëra e pastaj shkuam në banesën e tij.

Ai më dha një puthje dhe unë nuk u përmbajta. Patëm seks të nxehtë dhe shumë të dashur, ishte thjeshtë jashtë kësaj bote.

Vazhduam takimet mes nesh për për gjashtë të tjera. Ai nuk ka fëmijë për t'u shqetësuar. E njëjta gjë vlen për mua, edhe pse i fejuari im ka filluar të shqetësohet për fillimin e një familjeje së shpejti, para se të bëhemi shumë të vjetër. Tani jetoj për takimet me ish të dashurin tim.

Ai thotë se bëri gabimin më të madh të jetës së tij që u nda dikur nga unë.

Çfarë duhet të bëj? Ende e dashuroj të fejuarin tim, por nuk e kuptoj pse ai ka ndryshuar kështu. Kjo po më lëndon tepër.

Përgjigjja e psikologes:

Duket që i fejuari yt ndryshoi pasi u fejua.

Ishte dëshira e tij për fëmijët aq e fortë saqë ai nxitoi të blinte një unazë përpara se ai të ishte gati, thellë për fejesë me ty?

Ose tani që jeni të fejuar, a po sillet ai si babai i tij me nënën e tij?

Mos lejoni atë që t'i  hedh poshtë pyetjet tuaja. Pyesni atë menjëherë nëse ai dëshiron të martohet me ju.

Dhe çka nëse nuk keni asnjë fëmijë? Nuk ka garanci. Jepni disa muaj kohë. Nëse ai ende është duke vepruar i ftohtë, prisheni fejesën dhe kthejani unazën. Mos lejoni që ai t’iu lëndojë si tani dhe mos lejoni veten të mashtroheni.

Sapo të jeni sërish e lirë, mund të provoni përsëri dashurinë me dashurinë tënde të parë.

Vetëm mos harroni se se ai gaboi më parë. Kështu që merreni si paralajmërim se i dashuri juaj mund të jetë në panik kur të dëgjoi se jeni beqare dhe në dispozicion të tij./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat