Ja cila është shenja e horoskopit që do të jetë gjithmonë e para - Bota Sot
Ja cila është shenja e horoskopit që do të jetë gjithmonë e para

Life style

E shtunë, 18 gusht 2018

Ja cila është shenja e horoskopit që do të jetë gjithmonë e para

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 22:00
Foto ilustrim

Shenja e Luanit, sipas horoskopit ka disa cilësi të veçanta. Ju që i përkisni kësaj shenje jeni të sigurt në vete dhe ndiheni se mund të bëni çfarë të doni. Jeni te bindur se mund të merreni edhe me gjërat më të rëndësishme.

Në fakt, ndiheni se çdo gjë varet nga ju. Pa ju asgjë nuk mund të rrjedh si duhet. Të tjerët ndoshta do të kishin pranuar të jenë të mirë, por asnjëherë nuk do të kishin pranuar të jenë, si ju. Mbani përgjegjësi të madhe për gjërat që u rrethojnë. Për ju, asgjë nuk mund ta ketë epitetin më të lartë. Luksozi për ju ka rëndësi të njëjtë sikurse frymëmarrja. Keni aftësi të dramatizoni, prandaj ndonjëherë mundoheni që nëpërmjet kësaj aftësie, ta tërheqin vëmendjen e të tjerëve. Nëse nuk ka kënaqësi në atë që e bëni, ju e krijoni vetë. Jeni shumë të mirë dhe të sjellshëm me të tjerët, dhe jeni të gatshëm që t’ua falni gabimet të tjerëve shumë lehtë. Askush nuk mund të ketë shok më të mirë se ju. Kënaqeni sot për sot dhe nuk e lodhni mendjen me atë se çfarë do të ndodhe nesër. Krenaria është problemi më i madh qe keni. Dini të krenoheni pa nevojë. Shpesh vuani nga një plagë emocionale dhe për shkak se jeni shumë krenar, nuk kërkoni ndihmë. Po ashtu mund të mos jeni në dispozicion për të qenë aktiv, mirëpo nuk doni ta tregoni atë. Në fund jeta nuk do të ishte aq interesante pa Luanët.

Karakteristikat:

Dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes, në krye të aksionit. I do jetën, fëmijët, pushtetin. Dëshiron të urdhërojë, të shtypë. Është autoritar, shpirtgjerë dhe elegant. Bie në komplimente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test