Ju erdhën menstruacionet ndërkohë që jeni në det? Ja çfarë duhet të keni parasysh - Bota Sot
Ju erdhën menstruacionet ndërkohë që jeni në det? Ja çfarë duhet të keni parasysh

Life style

E shtunë, 18 gusht 2018

Ju erdhën menstruacionet ndërkohë që jeni në det? Ja çfarë duhet të keni parasysh

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 07:43
Ilustrim

Pushimet janë shumë të bukura, por kur ju bashkohen edhe menstruacionet nuk shijojnë dhe aq shumë. Femrat qëndrojnë nën çadër dhe menojnë të humbasin zhytjen në det, pikërisht për shkak të ‘atyre ditëve’. Por mos u shqetësoni, sepse e ka një zgjidhje.

Sipas Cosmopolitan nuk ka asnjë lloj problemi të notoni dhe të shijoni pushimet tuaja edhe në këto kushte.

Nëse përdorni një tampon është jashtëzakonisht e pamundur të përhapet infeksion. Por në pishina duhet të bëni kujdes, pasi nuk mund të notoni kur jeni me menstruacione.

Noti si një aktivitet sportiv mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve tuaja të menstruacioneve, pasi trupi juaj liron endorfinë, kur ju ushtroni të cilat veprojnë si një ilaç për dhimbje koke .

Dhe mos u shqetësoni për njerëzit që ju rrethojnë. Mjafton të vishni rroba banje me ngjyrë të errët dhe mund t’ja kaloni mjaft bukur pa e vrarë mendjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test